Search
Close this search box.

Si u bënë shqiptarët komuniteti numër një në Bronx të New York-ut

Shpërndaje

Migrimi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara ka filluar në shekullin 20. Numri i emigrantëve u shtua gjatë viteve 90, për shkak të konflikteve etnike në Ballkan. Nuk dihet numri i saktë i shqiptaro-amerikanëve, por besohet se numri i tyre sillet rreth 700 mijë.

 

Numri më i madh i tyre jetojnë në New York. Ky qytet ka joshur shqiptarët për shumë arsye. Pronat e lira dhe të bollshme ishin faktor i rëndësishëm, pasi emigrantët e parë shqiptarë zakonisht punonin si mbikëqyrës ndërtesash, të njohur si “super”, dhe përfitonin banim falas në apartamentet New York-ut.

 

Një faktor tjetër i rëndësishëm ishte numri i madh i italiano-amerikanëve në zonën e New York-ut. Shqiptarët dhe italianët kanë lidhje të forta ndër vite. Shumë shqiptarë kanë kërkuar strehim të përkohshëm në Itali, shumë para se të emigrojnë në Amerikë. Dy komunitetet poashtu ndajnë kulturë të ngjashme. Afërsia e shqiptarëve me italianët e Amerikës u lehtësonte atyre të gjenin punë në restorante dhe dyqane tjera.

 

New York-u ishte joshës për shqiptarët edhe për shkak të mundësive që ofron. Shqiptarët që dikur punonin si kujdestarë ndërtesash, blenë shtëpi e banesa. Kjo është arsyeja përse një e treta e ndërtesave të Bornksit janë nën pronësi të shqiptarëve. Shqiptarët që dikur punonin në piceri italiane, hapën bizneset e tyre. Ata tani drejtojnë 35 % të picerive në lagjen e Bronx-it.

 

Pasurimi ekonomik dhe social, krijoi kushtet që shqiptarët të rikthehen tek identiteti i tyre. Tani në qytetin që nuk fle kurrë, ekzistojnë një numër i madh restorantesh që shërbejnë ushqime nga kuzhina shqiptare, si restorantet “Çka Ka Qëllu” dhe “Dua Kafe”. Kisha shqiptare “Zoja e Shkodrës” ndodhet në periferi të Westchester të qytetit të New York-ut ndërsa Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane në lagjen Queens, të dyja organizata fetare që u shërbejnë shqiptarëve.

 

Kjo temë ishte trajtuar edhe nga gazeta prestigjioze “New York Times”, e cila botoi një artikull marsin e vitit 2020, ku përshkruan ndryshimet në lagjen e Bronx-it; lagjja që ishte e famshme për numrin e madh të italiano-amerikanëve, por që tani veçohet për numrin e madh të shqiptaro-amerikanëve.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Faton Gjuka

Test

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme