Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Sevdije Kastrati – Dili është bërë anëtare e Shoqatës Amerikane të Kinematografëve (ASC).
Sevdije Kastrati ka punuar në shumë filma në Kosovë, të cilët kanë arritur sukses edhe jashtë trojeve shqiptare, siç ishte filmi i njohur Zana.
Ajo u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009 për të studiuar kinematografi në Institutin Amerikan të Filmit, ku fitoi titullin MFA në vitin 2011.
Kreditë e saj përfshijnë filmin e shkurtër fitues të çmimit The Return dhe filmat Gdhendur, Perpetrator, Vera Dreams of the Sea, Zana, Cold November dhe The Marriage. Vlen të theksohet se The Marriage dhe Zana ishin kandidatët zyrtarë të Kosovës për çmimin Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar në vitet 2018 dhe 2019, respektivisht.