Search
Close this search box.

Rrugëtimi i shqiptaro-amerikanes drejt suksesit si grimere në SHBA

Shpërndaje

Ëndrra e saj tashmë është jetësuar. Katrina D’Onofrio me shumë punë e përkushtim arriti që të bëhet një grimere profesioniste. Ajo në një rrëfim për Atlantikun tregon për sfidat drejt rrugëtimit të saj për t’u bërë profesioniste në angazhimin e saj.

43-vjeçarja me prejardhje nga Shkodra ndihet mirë kur çdo ditë arrin që ta shndërrojë një person në versionin më të mirë të vetvetes. Ky mision është çka e bën atë të lumtur dhe të përmbushur.

“Është përvoja më shpërblyese të transformoj klientët e mi në versionin më të mirë të vetes. Çdo ditë, jam e bekuar të bëj dikë të ndihet më mirë me veten dhe kjo më jep një qëllim në këtë jetë. Më pëlqen ajo që bëj” thotë Katrina për Atlantikun.

Mirëpo, jeta në Amerikë nuk është e lehtë, dhe rruga e suksesit kërkon shumë përkushtim. Por, Katrina thotë se duke qëndruar e fokusuar në synimin e saj, arriti që pavarësisht sfidave, të fillojë angazhimin.

“Po. Sigurisht që nuk vjen lehtë suksesi. Është shumë gjak, djersë dhe lot, së bashku me sakrifica për t’u bërë i suksesshëm ose për të pasur një biznes të suksesshëm. Për sa kohë që qëndroni të përqendruar dhe të shtyrë, është e mundur të keni sukses. Thjesht mos u dorëzo kurrë”.

Veç grimit, diçka që merr vëmendjen e 43-vjeçares është pa diskutim Shqipëria, vendi prej ku Katrina e ka prejardhjen nga nëna.

E rritur në një ambient ku nëna e saj e mësonte për kulturën shqipe, sot Katrina ndihet krenare për ta promovuar kulturën, historinë, muzikën e ushqimin shqiptar.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e veçantë për mua. Babai im ishte irlandez amerikan, por kur prindërit e mi u divorcuan kur isha 4 vjeç, nëna ime më rriti si shqiptare. Është gjithçka që di dhe kush jam. Jam jashtëzakonisht krenare që jam shqiptar dhe përqafoj kulturën, ushqimin, muzikën dhe historinë tonë” thotë ajo për Atlantikun.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme