Më 11 Qershor 2022, rikthehet parada shqiptare në New York, pas dy vite anulimi, për shkak të pandemisë.
Ky event i përvjetshëm, është i thirrur nga organizata ” Albanian Roots” apo ” Rrënjët Shqiptare”.
Pas një mungese 2 vjeçare, këtë vit pritet që ky event të jetë madhështor, me pjesëmarrje të madhe të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Me organizimin e një parade të tillë, organizatorët thonë se e kan për qëllim t’i forcojnë lidhjet e komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në të njejtën kohë ta promovojnë kulturën shqiptare tek gjeneratat e reja.
Ndryshe, parada shqiptare, është e hapur për të gjithë./Atlantiku/