Reporterja Shqiptaro-Amerikane, Katie Katro, ka pranuar të dielën një triko të Shqipërisë në futboll, gjatë kohës sa po raportonte për “Unity Cup” në Filadelfia.
Këtë e bëri të ditur vetë Katro nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Duke mbuluar Unity Cup sonte! Mjaft bukur kam një triko shqiptare!
Qyteti mban turneun ndërkombëtar të futbollit për të bashkuar komunitetet e emigrantëve rreth Filadelfisë. Si një emigrante shqiptare, duke u rritur duke parë dhe duke luajtur futboll, ishte e mrekullueshme të takoja kaq shumë emigrantë të tjerë në Philly.” – shkroi ajo në Facebook.