Komuniteti Shqiptar në Bronx, ashtu si edhe kishte lajmëruar një ditë më parë ka zhvilluar ditën e sotme një protestë kundër vendimit të këshilltares bashkiake për anulimin e rrugës “Fan Noli”.
Dhjetra anëtar të komunitetit shqiptar kanë marr pjesë në këtë proteste të organizuar pak orë para nisjes së kongresit të “Vatrës” i cili mbahet sot. Zbulimi i pllakës në rrugën që do të mbante emrin “Fan Noli” do të ishte një nga ngjarjet kryesorë të ditës së sotme, dedikuar tërësisht veprimtarisë së “Vatrës”.
Ka qene ish këshilltari në Bashkinë e New York, Mark Gjonaj nismëtari i iniciativës për emërtimin e rrugës “Fan Noli Way”. Propozimi i Gjonaj është miratuar nga këshilli Bashkiak vitin e kaluar, ndërsa pritej vetëm zbatimi i tij.
“Sot ne gjithësesi kremtojmë komunitetin shqiptaro amerikan dhe kontributin e tyre. Askush nuk mund t’jua mohoje juve djersën, përpjekjet, angazhimin, sukseset dhe kontributet tuaja. Drejtësia vetëm sa është shtyrë, pasi askush nuk mund të na e mohoje atë që jemi dhe ate çfarë kemi bërë. Ne ende nuk kemi një tabelë tani, por ne do të kemi tabelën dhe shenjën tonë, që do të jetë shenjë dallues, “Rruga Fan Noli” u shpreh gjatë protestës Mark Gjonaj.
Vendimi i Marjorie Velazquez, e cila zuri vendin e këshilltarit shqiptar në bashkinë e New Yorkut, Mark Gjonaj është konsideruar si një goditje nga zgjedhësit e saj shqiptarë të Bronx-it.