Në mediat shqiptare është publikuar pasaporta e një shtetaseje shqiptare. Ajo kishte shkuar në ishullin “Ellis” në vitin 1928.
Fotografia e pasaportes të saj ruhet akoma në muze në SHBA, për të dokumentuar migracionin në atë kohë.
“Pasaporta e një shtetase shqiptare, e cila kishte zbarkuar në Ishullin ”Ellis” në New York në vitin 1928. Ky dokument ruhet akoma në muzeun e këtij ishulli, si një pjesë e historisë së emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thuhet në mbishkrim.