Në Nju Jork, një rrugë do të marrë emrin e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Aktiviteti do të mbahet nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan më 15 maj 2022 në kryqëzimin e Artur Avenue dhe Crescent Avenue në Bronx.
Ky aktivitet që do të mbahet nga ora 12:00 deri në orën 18:00 përfshin edhe një panair me aktivitete kulturore, muzikë dhe kuzhinë shqiptare.
Vetëm pak javë më parë, një rrugë tjetër në Bronx mori emrin e shkrimtarit dhe politikanit klerik shqiptar Fan Stilian Noli.