Një rrugë lokale në New York të SHBA-së e ka marrë emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shqiptarët atje kanë organizuar një tubim me muzikë shqipe e flamuj për nder të kësaj ngjarjeje të dielën, derisa në mediat online janë publikuar edhe pamje
Në këtë ditë historike për komunitetin shqiptaro-amerikan, u bashkëngjit edhe kryetari i shtetit të New York-ut, Eric Adams.
Përmes një postimi në Twitter, Adams tha se ishte nder të merrte pjesë në emërtimin e rrugës “Skënderbeu”.
We’re home to the largest Albanian community in America. They’re small business owners, frontline workers and working families who make our city vibrant.
It was an honor to join them today in Little Albania to celebrate an Albanian national hero, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. pic.twitter.com/0i2UrR8ym9
— Mayor Eric Adams (@NYCMayor) May 15, 2022
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe kongresmeni demokrat Adriano Espaillat, i cili falendëroi ish-këshilltarin e shtetit të New Yorkut, Mark Gjonaj, për kontributin e dhënë në këtë drejtim.
Kjo është rruga e tretë që mban emrin e personaliteteve të shquara shqiptare.
Krahas “Gjergj Kastrioti Skenderbeut”, dy rrugët e tjera janë emërtuar “Nene Tereza” dhe “Fan Noli”.