Search
Close this search box.

Një nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life”, në vëmendjen e mjeshtrit të madh të fotografisë Fadil Berisha

Shpërndaje

Jo vetëm modele, por dhe shkollën Shqipe “Alba Life” e kemi me shumë qejf, shkruan mami i Emilisë.

Emili Arifaj është një nxënëse e re e sapo regjistruar pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx, në mjediset e Qendrës “Illyria” siguruar nga z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”.  Ajo është në klasën e grupmoshës së më të vegjëlve.  Sytë e saj shndrisin nga gëzimi kur vjen pranë Shkollës Shqipe në Bronx edhe pse është në fillimet e saj për të mësuar Gjuhën Shqipe.  Si petalet e trëndafilit mblidhen të gjithë pranë klasës nën kujdesin e mësuese Norelës dhe fillojnë të fokusohen tek mësimi i shkronjave të Alfabetit.

Pastaj në orën e fundit të mësimit dalin dhe kërcejnë dorë për dore si nuse pashke nën ritmin e muzikës të këngës së dëgjuar “Moj bubrrec, moj bubrrec” duke u duartrokitur nga prindërit që janë spektatorët më të mirë dhe më të dashur.  Fotot e saj që modelon i pashë në F/B në rrjetin më të madh social publikuar nga mami i Emilisë, Mirela.

Ajo shkruan: “Thank you Xhaxhi Fadil Berisha!  Modelja, ylli, e artistia e ardhshme Emili Arifaj”.  Natyrisht duke i ndjekur me shumë kujdes nxënësit e Bronxit që nga fillimi i këtij viti akademik 2022-2023 u emocionova dhe ndjeva një ngazëllim në shpirt që një nxënësja jonë modelon dhe fotografohet nga Mjeshtri i fotografisë me famë botërore Fadil Berisha.

Mami Mirela për ngazëllimin tim më shkruan: Kozeta Zylo, shumë faleminderit!  Jo vetëm modele, por dhe shkollën Shqipe e kemi me shumë qejf.  Gëzimi im dyfishohet, shumëfishohet gjer në infinit pasi qëllimi i Misionit Kombëtar është arritur që:  “Nxënësit të mësojnë me dashuri Gjuhën Shqipe”.

Ju hodha një sy të gjitha fotove, vidiove që kemi nga puna e këtij viti nëpër klasa me qëllimin dhe frymëzimin nga Maestro Berisha dhe mendoja se e ardhmja e Emilisë është plot sukses, plot ëndrra të bukura.  Ndaj si mësuese natyrshëm ndihem e sinqertë sepse shoh të kaluarën time në sytë e tyre dhe ata shohin të ardhmen e tyre në modelin tim dhe të gjithë edukatorëve gjatë jetës së tyre.

Gjer atëhere të urojmë të rritesh e shëndetshme dhe me një gjuhë të pastër shqipe si ujët e bekuar të Valbones e ëmbla dhe modelja e ardhshme Emili.

310517029 899199887722736 9068967505299549160 n

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme