Search
Close this search box.

Nga Amerika, kosovarët kthehen për të jetuar në fshatin Kaçandoll pas 17 vjetësh

Shpërndaje

Në jug të vargmalit të Kopaonikut dhe rrethuar nga male të thepisura, janë ngritur muret e shtëpisë së familjes Begu, në fshatin Kaçandoll.

Mbi kulmin e saj valon flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dëshmia më e mirë për afërsinë që kjo familje ka me vendin kilometra larg.

Pikërisht në Amerikë, familja Begu kishte jetuar për 17 vjet. Lufta në Kosovë ishte arsyeja që këta kosovarë kishin gjetur strehë në Chicago. Atje qëndruan deri në pensionim.

Mirëpo, me t’u pensionuar,  Hyla Begu tregon për Atlantikun se  bashkë me bashkëshortin e saj, vendosën të rikthehen në Kosovë.

“Arsyeja që jemi kthyer është sepse jemi mësuar të punojmë, nuk mund të qëndronim atje, kemi dashur të vijmë të merremi me punët e shtëpisë këtu. Kemi jetuar në Chicago” shprehet Begu.
Begu thotë se jeta dinamike në Amerikë, me kalimin e viteve, bëhet e papërballueshme për njerëzit më në moshë.

“Jeta ka qenë shumë më dinamike në Amerikë, atje është jeta shumë më e shpejtë. Është vendi i mirë për rininë që kanë punë, duhet të punojnë e të krijojnë familje. Mirëpo kur të pensionohesh, vendi i huaj nuk është i mirë. Të gjithë janë me angazhime, ishim akoma më të fortë, dhe vendosëm që të kthehemi në Kosovë” thotë ajo.

Shikimi me admirim i flamurit të SHBA-së merr kuptim, kur zonja Hyla tregon se si Amerika ua ndryshoi jetën familjes së saj, e cila asokohe po përballej me agresionin serb- njëjtë si shumë shqiptarë të tjerë.

US FLAG                             Hyla Begu duke treguar me krenari flamurin e SHBA-së pranë shtëpisë

“Amerika na i ka dhënë mundësitë. Lufta shkatërroi çdo gjë, morëm vendim për të shkuar. Zoti na e dha shëndetin, ndërsa Amerika mundësitë.”

Begu tregon se në Amerikë ishin mirëpritur nga komuniteti shqiptar, por ka një mesazh për të rinjtë kosovarë.

“Mesazhi im për rininë është të shkojnë, por të mos jetojnë gjithmonë në Amerikë. Duhet të kthehen në vend që të bëjnë diçka më shumë. Nuk duhet të humb rinia, jemi kthyer për nipat e mbesat tona. I lus të gjithë që të kthehen këtu në vendet e tyre, në fshatrat, që të mos humbas rinia. Edhe këtu ka punë. Nuk është lehtë të funksionosh as në Amerikë, atje duhet të punosh shumë për të bërë diçka këtu.”

Për shkak të iniciativës së tyre për t’u kthyer në Kosovë pas 17 vitesh, familja Begu prej dy vitesh ka vizitorë vazhdimisht.

Këta po planifikojnë që në të ardhmen të investojnë në fshatin ku jetojnë- i cili karakterizohet me bukuri natyrore.

ar

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme