Search
Close this search box.

New York: Shkolla “Mëso Shqip” kremtoi mbylljen e semestrit me festat e fundvitit

Shpërndaje

Shkollat shqipe në diasporën shqiptare në SHBA e Kanada, këto ditë fund viti, kanë nisur kremtimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, me mbylljen e semestrit të parë. Një ndër këto shkolla me mësim plotësues, është ajo e cila mban edhe emrin e bukur “Mëso Shqip”, e konsideruar dhe si shkolla më e madhe dhe më e strukturuar në diasporë.

Kjo shkollë e hapur me punën e shkëlqyer të tre shoqatave që vinë nga vendorigjinë e tyre, Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit, ofron mësim plotësues në gjuhën shqipe një herë në javë për më shumë se 1 orë, dhe disa orë ka mësimin e vallëzimit shqiptarë të fëmijve.

Në një mesazh shoqëruar me një set me fotografi nga festa e fundvitit mbajtur në ambjetet e kësaj shkolle, portali Ulqini në rrjetin social Facebook, thotë:

Jemi krenarë të themi se sot shënohet dita e fundit të një semestri shumë të suksesshëm për shkollën tonë “Mëso Shqip” në Staten Island!

Fëmijët punuan jashtëzakonisht shumë këtë semestër dhe ne nuk mund si mos të ishim më krenarë për ta. Dëshirojmë të falënderojmë prindërit që u dhanë fëmijëve mundësinë për të ndjekur dhe lejuar që kjo shkollë e jona të vazhdojë. Pa entuziazmin dhe mbështetjen tuaj, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur!

Ky angazhim ka sjellë që të paktën më shumë se 100 nxënës të registrohen dhe të bëhet një nga shkollat shqip më të suksesshme në diasporë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme