Sot në New York pranë ambasadës së Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbajtur tubim.
Dhjetëra shqiptarë janë bashkuar për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Banorët kishin marrë me vete flamuj shqiptarë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tubimi i tyre u shoqërua me muzikë shqiptare gjersa përsëritën thirrjet dhe mesazhet e këtij tubimi.