Search
Close this search box.

Ku jetojnë më shumë shqiptarët në Amerikë?

Shpërndaje

Shtetet e Bashkura të Amerikës, ëndrra e emigrantëve shqiptarë!

Ndër vite, popullsia shqiptare në SHBA është përqëndruar kryesisht në disa vende. 60,000 shqiptaro-amerikanë janë të vendosur në New York – dhe përbëjnë komunitetin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Rreth 43,400 jetojnë në Michigan – 21,300 në Masachusetts – 15,300 në Illinois dhe rreth 12,000 jetojnë në Connecticut, sipas një studimi të Universitetit të Oxford mbi diasporën shqiptare në Amerikë.

Komuniteti shqiptar më rinor regjistrohet në Michigan, ku mosha mesatare është 26 vjeç. E ndjekur menjëherë pas nga komuniteti në New York, ku mosha mesatare është 31 vjeç.

img 0903

Emigrantët e parë shqiptarë u vendosën në Boston dhe më pas u zhvendosën në pjesë të tjera të Massachusetts, ku nevoja për punë në fabrika ishte tepër e madhe. Përpara vitit 1920, pjesa më e madhe e shqiptarëve që emigruan në Amerikë ishin ortodoksë nga qyteti i Korçës. Djem të rinj që emigruan nga nevoja ekonomike apo që kërkonin azil politik dhe nuk mendonin se do të qëndronin gjatë në SHBA.

Nuk ndodhi kështu. Ata qëndruan në Shtetet e bashkuara të Amerikës ku morën edhe familjet e tyre me vete, për të ndërtuar një jetë të re.

Burrat dhe gratë që ju bashkuan këtij komuniteti shqiptarësh në Amerikë, në vitet 1990 treguan se ishin përqëndruar kryesisht në Bronx të New York-ut, e më pas në Massachusetts, Michigan, New Jersey etj…

Një tjetër destinacion amerikan ku nuk mund të mos takosh shqiptarë është edhe Staten Island në New York. 9% e këtij ishulli popullohet nga shqiptarë.

62405511 2652683354760589 7815231755769610240 o

Lagjet shqiptare në Amerikë i rezistuan asimilimit të plotë nga kultura amerikane. Ato shpesh janë ngatërruar me kultura të tjera, si ajo armene apo greke, por gjithmonë kanë arritur me sukses të ruajnë identitetin, traditat dhe kulturën e tyre, duke u organizuar në klube, shoqata apo bashkësi të formave të ndryshme.

Përqëndrimi i shqiptarëve në një zonë gjeografike i ka ndihmuar ata jo vetëm në ruajtjen e kulturës dhe lehtësimin e përshtatjes në shtetet amerikane, por njëkohësisht i ka lejuar organizimin zyrtar me qëllim lobimi ndaj institucioneve sociale dhe politike. Mes organizatash të ndryshme të formuara nga shqiptarët në Amerikë, e para ishte ajo e “Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan” që edhe sot drejtohet nga anëtarë historik të diasporës shqiptare dhe ka si mision kryesor lobimin për shqiptarët dhe promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.

Organizimi i komunitetit për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe të drejtat në Shtetet e Bashkuara ka sjellë edhe mundësimin e shërbimeve të ndryshme në gjuhën shqipe. Në ditët e sotme, në Shtetet e Bashkuara ka shqiptarë të cilët ofrojnë shërbime në gjuhën mëmë, duke thjeshtuar procesin për shumë bashkëkombas të cilët mund të mos e njohin ende gjuhën angleze.

Përfitimet që komuniteti shqiptar në Amerikë ka marrë për shkak të organizimit dhe bashkimt me njëri-tjetrin janë të natyrave të ndryshme. Lehtësirat vijnë në aspektin social, kulturor, politik, fetar por kryesisht atë njerëzor, ku çdokush mund të gjejë një mbështetje ‘familjare’, i rrethuar nga bashkëkombas që kanë kaluar tranzicionin dhe përshtatjen në jetën e tyre të re.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme