Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams organizoi të martën një tubim të veçantë, gjatë të cilit ai foli mbi rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimin e qytetit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Adams tha se shqiptaro-amerikanët në Nju Jork përfaqësojnë vlerat që janë pjesë e programit të tij qeverisës, gjë që siç u shpreh ai shton rëndësinë e këtij komuniteti në qytetin që drejton.
Në këtë ceremoni folën edhe aktivistë shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të Shqipërisë, të cilët shprehën mirënjohjen për kontributin amerikan në çështjen shqiptare.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, priti komunitetin shqiptaro-amerikan në rezidencën zyrtare të kryebashkiakut të qytetit, e quajtur “Gracie Mansion”, në një ceremoni kushtuar 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Zoti Adams tha për Zërin e Amerikës se vendimi që ky tubim të organizohet në mjediset e kësaj qendre të njohur historike nuk ishte i rastësishëm.
“Kur hap dyert e rezidencës “Gracie Mansion” për një komunitet si ai shqiptaro-amerikan, dëshiron të përcjellës mesazhin se ne ju njohim, ju jeni pjesë e qytetit dhe se kjo është shtëpia juaj ashtu siq është edhe shtëpia ime. Prandaj vendosëm të bëjmë këtë organizim me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”, tha zoti Adams.
I pari i qytetit të Nju Jorkut foli për vlerat që përfaqëson komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilat siç tha ai, ecin paralelisht me programin e tij qeverisës.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Your article gave me a lot of inspiration, I hope you can explain your point of view in more detail, because I have some doubts, thank you.