Search
Close this search box.

Kongresi Amerikan voton pro Rezolutës për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Shpërndaje

Kongresi amerikan ka votuar pro Rezolutës për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Kjo rezolutë kërkon që personat përgjegjës për vrasjen e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit në korrik të vitit 1999 duhet të sillen para drejtësisë.

Në pikat e përmbledhura nga Kongrsi thuhet se personat përgjegjës për vrasjet në korrik 1999 të shtetasve të Shteteve të Bashkuara Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Serbi duhet të sillen para drejtësisë.

“Është e dënueshme që asnjë individ nuk është shpallur ndonjëherë fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi, apo për ndonjë krim tjetër që lidhet me vdekjen e tyre, dhe se asnjë individ nuk po përballet as me akuza për këto krime të tmerrshme. Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë Serbe për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt të jetë e mundur ata zyrtarë aktualë ose ish-zyrtarë që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte”, thuhet ndër të tjera në njërën nga pikat.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndajnë burime të mjaftueshme për të ndihmuar plotësisht dhe monitoruar siç duhet përpjekjet e Qeverisë së Serbisë dhe ministrive dhe zyrave të saj përkatëse për të hetuar dhe ndjekur penalisht sa më shpejt të jetë e mundur ata individë që besohet se janë përgjegjës për vdekjet e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi. Progresi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë”, vazhdojnë më tej pikat.

Kjo Rezolutë kaloi me 423 vota pro, një kundër, ndërkohë gjashtë të tjerë nuk kanë votuar fare.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme