Këpucët tradicionale të Shqipërisë së Jugut nga fillimi i shekullit të 20-të janë ekspozuar në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork – një nga pesë muzetë më të mëdhenj në botë.
Këpucët janë pjesë e një koleksioni dhuratash të veshjeve tradicionale shqiptare nga Murta May Tailor në kujtim të bashkëshortit të saj Elliott Taylor. Burta dhe Elliott nga Kalifornia u shpërngulën në Shqipëri në vitin 1930. Të dy ndihmuan në themelimin e shkollës së djemve dhe vajzave të Institutit Amerikan në Kavajë – mbështetur nga Fondacioni i Lindjes së Afërt të Nju Jorkut (1929-1935). Qëllimi ishte të trajnoheshin të rinjtë për të drejtuar fshatrat dhe zonat rurale përmes edukimit në shëndetësi, bujqësi dhe punë shtëpiake.
Gjërat ndryshuan kur qeveria komuniste erdhi në pushtet. Por historia mbresëlënëse flet shumë për marrëdhëniet miqësore mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe jetën e komunitetit amerikan në Shqipëri në vitet e para të shekullit të 20-të.
Your enticle helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.