Search
Close this search box.

Jazz kitaristi Taulant Mehmeti po jeton në New York ëndrrën që nuk mundi ta realizonte në Kosovë

Shpërndaje

Pasioni për muzikën Jazz i lindi në Prishtinë, ndërsa ëndrrën e tij për një karrierë të suksesshme si kitarist në këtë rrymë muzikore, Taulant Mehmeti po e jeton në New York.

Para gati 10 vitesh Taulanti erdhi në Amerikë me një synim të madh, që të pushtojë skenat më të mëdha në siç e quan ai kryeqendrën brotërore të jazzit.

“Unë gjithmonë kam  pasur pasion të madh për muzikën, qysh kur isha 10 vjeç. Vëllerëzit e mi e kishin hobi muzikën, prandaj unë pata fatin e mirë që të njoftohem me disa njerëz shumë të mirë që më ndihmuan në rrugëtimin tim drejt New York-ut në Amerikë. New York-u është qendra e jazzit. Muzikantët më të mirë që kanë jetuar ndonjëherë në planetin tonë, dhe të tjerë që ende jetojnë, ndodhen në New York. Prandaj e kisha ëndërr që të vija këtu, një ëndërr të cilën me shumë punë e realizova”, thotë Taulanti në një intervistë për Atlantikun.

Ai tregon se si nisi interesimi i tij për muzikën Jazz.

 “Muzika Jazz nuk dëgjohet shumë në Kosovë, sepse nuk kultivohet shumë. Por ekzistonte festivali i muzikës Jazz i organizuar nga Ilir Bajri, që është njëri nga pianistët më të mirë shqiptarë. Unë shkova në atë festival kur isha 14 ose 15 vjeçar. Ai festival më ndihmoi shumë, sepse aty pashë disa grupe jazzi që më frymëzuan, sepse kjo është një rrymë shumë e komplikuar. Nuk është e lehtë të bësh jazz. Duhet të jesh shumë i informuar dhe i edukuar. Në atë festival më lindi dashuria për jazzin”, thotë ai.

image 6487327

Një dekadë pas, 30 vjeçarin e gjenë me diplomë bachelor dhe master në muzikë, ligjerues në disa shkolla amerikane dhe njërin nga artistët më të kërkuar të muzikës jazz në New York.

Por, rrugëtimi deri këtu nuk ishte i lehtë për jazz kitaristin, Taulant Mehmeti.

“Kisha fatin të mbaja orë mësimi me kitaristin Armend Xhaferin. Kjo ishte shtysa më e madhe në karrierën time. Po ashtu prindërit e mi më kanë mbështetur. Fillimi ka qenë shumë i vështirë. Por nëse punon dhe e dëshiron njëmend ëndrrën që ke, ia del. Pastaj fitova disa bursa studimi dhe gjithçka u bë më e lehtë. New Yorku është vend ku ka shumë mundësi. Për mua është vendi më i mirë në botë”.

Të veçantë muzikën që ai e krijon, e bën përzierja e jazzit me ritme Ballkanike, ritme këto që për shumë artista të jazz-it janë të vështirë për t’ përformuar, por jo edhe për Mehmetin.

“Ritmet ballkanike janë shumë të veçanta, shumë specifike. Amerikanët e kanë të vështirë t’i perforojmë atë ritme. Unë kam harmoni me atë muzikë. Nuk mund të ikësh nga ajo se kush je. Unë jam rritë me ato ritme dhe tani gjatë krijimit të muzikës time, i përfshijë edhe ato ritme”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Atlantiku.com (@atlantiku.media)

Duke ndjekur këtë stil, Taulanti realizoiu albumin me titull “Song to my brother” i lansuar para dy vitesh, një projekt që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku amerikan.

Në frymën e njëjtë do të jetë edhe albumi më i ri nga jazz kitaristi, që pritet te publikohet nga fundi i këtij viti.

“Jam në proces për një album tjetër që e kam inçizuar vitin e kaluar me një kitarist që e kam pasur ëndërr vetëm ta njoftoja. Unë e kam dëgjuar atë kitarist shumë vite para se të vija në Amerikë. Kisha fatin të studioja me të në shkollë. Ai është Peter Bernstein, njëri prej kitaristëve më të mirë në botë. E inçizova labumin tim trio në bashkëpunim me të. Tash jam në process të publikimit të tij”, thotë Taulanti për Atlantikun.

1

Ndryshe, për jazz kitaristin shqiptar, muzika është më shumë se pasion.

“Unë muzikën e bëj me shumë qejf. Më duket gjatë nëse 10 minuta nuk luaj në kitarë. Kam dëshirë të performojë me orë të tëra gjatë ditës. Shpresoj që muzika ime t’i bëj njerëzit të ndihen mirë. Muzika është një terapi shumë e mirë. Shumë nga ne nuk e dimë këtë. Në veçanti ne që jemi nga Kosova, me trauma të luftës dhe shumë probleme tjera që i kemi. Siç thonë, muzika më ka shpëtuar. Objektivi im është që të performojë dhe udhëtoj më shumë. Ta ndaj muzikën time me të tjerët dhe të marrë nga muzika e të tjerëve. Shpresoj të jetojë një jetë në paqe, pa luftëra, po me muzikë”, thotë Taulanti.

Ai u bën thirrje artistëve të rinjë që të mos hezitojnë po ta kontaktojnë atë nëse kanë ndonjë pyetje ose u duhet ndihmë në karrierën e tyre në jazz.

“Mos u dorëzoni. Kur ia dola unë, edhe të tjerët mund të kenë sukses. Mos i dëgjoni të tjerët. Mua janë munduar të më demotivojnë. Më thoshin ‘ti do të merresh me muzikë a? Do të përfundosh duke bërë muzikë dasmash’. Është shumë e rëndësishme të keni një komunitet pozitiv afër vetes”, përfundon Taulanti rrëfimin e tij për Atlantikun.

Në planet e Mehmetit është po ashtu, realizimi i një workshop-i, apo edhe të një programi ku jazz artistët nga New Yorku do të kenë mundësi të përformojnë në Kosovë, e po ashtu edhe bende të njohura në Kosovë, të kenë mundësi të  performojnë para publikut të New York-ut.

Llogaria në instagram e jazz kitaristit Taulant Mehmeti:

 

View this profile on Instagram

 

Taulant (@taulantmusic) • Instagram photos and videos

 

 

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
trackback

[…] Për rrugëtimin frymëzues të Taulant Mehmetit nga Kosova në Nju Jork lexoni në këtë artikull në Atlantiku.com: Linku për artikullin e parë […]

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme