Search
Close this search box.

Gashi për Kongres, politikani merr mbështetje të madhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan

Shpërndaje

Më 8 shkurt, ligjvënësi në bashkinë Westchester dorëzoi kandidaturën e tij në Komisionin Federal të Zgjedhjeve për Kongresin amerikan, hapi i parë në garën kundër ligjvënësit Jamaar Bowman në zgjedhjet e hershme të partisë demokrate që mbahen më 23 qershor.

Çdo ditë e më shumë emra të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan po bashkohen në rrugëtimin e tij për të fituar një ulëse në institucionin më të rëndësishëm të politikës amerikane, Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington D.C.

“Është koha të zgjedhim një shqiptaro-amerikan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Vedat Gashi mund ta bëjë këtë”, ka shkruar aktivisti i njohur Harry Bajraktari në media sociale.

“Aktvistë, komuntieti dhe shoqëria janë bashkuar në mbështetje të mikut tonë Vedat Gashi në kandidaturën e tij për Kongresin e Shteteve të Bashkuara. E kemi ne në dorë mënyrën se si votojmë dhe zgjedhim ata që na përfaqësojnë”, ka shkruar aktivistja Afërdita Rakipi.

“Me njerëz të mrekullueshëm në mbështetje të mikut tonë në garën e tij për Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar aktivistja shqiptaro-amerikane Vera Mjeku.

Lista e njerëzve që po shkruajnë në mbështetje të Gashit është e gjatë. Ai tashmë ka nsiur fushatën dhe duket se ka grumbulluar një numër të mbadh mbështetësish rreth vetes.

Vedat Gashi nuk është një emër i ri në politikën amerikane. Nga viti 2018 shqiptaro-amerikani me prejardhje nga Kosova shërben si ligjvënës në bashkinë Westchester. Tani ka mandatin e tij të dytë në këtë pozitë.

Kush është Vedat Gashi:

 

Vedat Gashi ka lindur në prill të vitit 1978 në Kosovë. Në moshën 4 vjeçare familja e tij u largua nga shtypja e regjimit serb, në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Pasi mbaroi shkollimin e mesën në Lameland, Gashi vazhdoi studimet në kolegjin e Connecticut. Më vonë ai mori jurispondencën nga Universiteti Seton Hall. Gjatë studimeve, Gashi u kontraktua fillimisht në Gjyktaën Suprerme e më vonë dhe më vonë në atë të Apelit.

Në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta SHBA-BE për vënien e themeleve të drejtësiisë së Kosovës, Gashi u angazhua për një periudhë pesë vjeçare në vendlindjen e tij, duke ndihmuar në krijimin e disa prej legjislacioneve më të rëndësishme të vendit dhe themelimin e administratës së Ministrisë për Qeverisje Lokale. Më vonë me nominim të misionit të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë, Gashi u emërua si shef i ekipit juridik në Qeverinë e Kosovës. Pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gashi u kthye në Shtetet e Bashkuara.

Aktualisht, ai jeton në Yorktown së bashku me gruan e tij Vjosën dhe dy fëmijët Lekën dhe Hanën.

111

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme