Dasma e saj u rikthye në motiv të fortë për të filluar biznesin e saj.
Neriona Zekaj, ishte larguar nga Shqipëria në Amerikë si dy vjeçare, por punën e saj e jetësoi pikërisht në vendlindje shumë vite pas.
26 vjeçarja tregon për Atlantikun se ishte velloja e saj arsyeja që mendimet për të nisur një biznes për veshje nusërie morën jetë.
Një fustan që kishte parë në Turqi do të dukej bukur vetëm me ndryshimet që Nera kishte në mendje.
Ishte pikërisht ky moment kur asaj i kishte lindur ideja që të hapë dyqanin e saj me fustane nusërie.
“Ne po ecnim përreth dhe sytë më kapën një fustan të bukur, kështu që hymë brenda dhe e provoj. Kur e kisha veshur, vazhdova të mendoja “sikur fundi të ishte ndryshe” dhe “ky fustan duhet të kishte një majë me rruaza dhe mëngë me rruaza”. Unë pata këtë imazh dhe pata mundësinë të bisedoja drejtpërdrejt me stilisten. I thashë se çfarë po kërkoja saktësisht dhe të nesërmen ajo solli në jetë idenë time” tha ajo.
Por ky ishte vetëm hapi i parë. Bindja iu forcua më shumë kur pas martesës, me publikimin e fotografive të dasmës, vajzat shprehnin interesim në fustanin e saj të nusërisë.
“Pas dasmës sime në Nju Jork, postova shumë video në rrjetet sociale dhe fillova të vërej shumë gra që më pyesnin se nga ishte fustani im. U thashë se e dizenjova dhe ishte bërë me porosi. Të gjithë ishin të befasuar nga kjo dhe gjithçka që më shkonte në mendje ishte sa e lehtë ishte për mua dhe sa gëzim më solli krijimi i një fustani” rrëfen 26 vjeçarja.
Mirëpo biznesi i saj filloi të jetësohej vetëm shtatë muaj pas martesës.
Zekaj tregon se si kishte shkuar procesi drejt hapjes.
“Kisha një nxitje të papritur që më në fund të ndaloja “të mendoja për të” dhe të shkoja më në fund. Shkova te burri im me këtë ide dhe ai mendoi se isha një ide e mrekullueshme, duke mos ditur se ishte ideja e tij gjatë gjithë kohës. I thashë mamasë sime që tani është gjysmë pronare e Nera Vela dhe mendova “pse jo”. Përfundova vitin shkollor me fëmijët dhe u nisa për në Turqi me vjehrrin tim. Ai ndihmoi me përkthimin dhe arrita një marrëveshjeje me një stiliste që i bën fustanet e dasmës më mirë se sa mund ta imagjinoja ndonjëherë” tha ajo.
Por, pse ka hapur lokalin e ëndrrave pikërisht në Shkodër, ndonëse jeton në Amerikë?
“Arsyeja pse desha të hap dyqanin tim në Shkodër ishte sepse Shkodra është vendi ku kam lindur, madje kemi një shtëpi në Shkodër. Pra, të kisha një biznes në Shkodër kishte kuptim vetëm për mua. E di sa të rëndësishme janë dasmat në Shqipëri, por sa e rëndësishme është për femrat në përgjithësi. Doja që dyqani im të kishte fustane nusërie por edhe fustane mbrëmjeje për të ftuarit që marrin pjesë në dasma apo ahengje”
26 vjeçarja shprehet se ka në zhvillimin e biznesit të saj në të ardhmen, ndërsa fton të rinjtë të marrin guximin për të fillimin e biznesit të tyre.