Festivali “Sunny Hill” do të jetë arsyeja që Edon Molla do të rikthehet në Kosovë pas shumë vitesh.
Si i vogël, Edoni ishte larguar nga Kosova për shkak të luftës, prandaj rikthimi në vendlindje është emocionues.
Këtë e ka bërë të ditur vëllai i Edonit, Admiri në profilin e tij në Facebook.
“Vëllai im Edon Molla ishte vetëm foshnjë kur ne u detyruam të ikim nga lufta dhe gjenocidi në Kosovë dhe tani ai po kthehet në shtëpi për të ndarë skenën me Dua Lipën, J Balvin, Diplo, Skepta dhe shumë të tjerë në një nga festivalet më të mëdha muzikore. në botë” ka shkruar ai.
Ai ka treguar se jeta e tyre në Amerikë nuk ka qenë e lehtë.
“Zoti na ka hapur shumë dyer për ne, por shumë pak njerëz panë sakrificat që ne duhej të bënim. Nëpërmjet uljeve dhe ngritjeve të rritjes në një familje të varfër emigrantësh në Brooklyn, ne kishim vetëm njëri-tjetrin dhe asnjë nga këto mundësi nuk do të ishte e mundur pa sakrificat që bënë prindërit tanë” shkruan ai.
Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në gusht në Prishtinë, pas dy vitesh mungesë pas pandemisë.