Search
Close this search box.

Festimet e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Michigan

Shpërndaje

Komuniteti shqiptar i Miçiganit festoi me disa manifestime këtë jubile të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Të shtunën e 26 nëntorit në sallën e kishës së Shën Palit dhe më 27 nëntor në sallën “Nënë Tereza” e Zojës së Shqiptarëve qindra shqiptarë festuan së bashku Festën e Flamurit.

Ndër të ftuarit dhe këngëtarët specialë ishin grupet e vallëzimit të fëmijëve dhe të rinjve, të veshur me rroba tradicionale e bënë atmosferën vërtet të këndshme! Të dy grupet e valltarëve të “Gjergj Kastrioti” dhe grupi i valltarëve të Zojës së Shqiptarëve, nën drejtimin dhe mësimet e koreografit të talentuar shqiptar Joli Agolli sollën një larmi kërcimesh nga vise të ndryshme të Shqipërisë.

315518079 2719638974837068 6197975346167746186 n 1

“Ishte një gëzim kaq i madh për komunitetin që pamë kaq shumë të rinj dhe fëmijë që duan të vishen dhe të kërcejnë nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare!” – thotë Rita Gjelaj, e cila ishte e pranishme aty.

Albana Gojçaj, talenti më i ri i këtij komuniteti rrëmbeu zemrat e të ftuarve me performancën e saj. Ajo këndoi këngën “Jam Albana” nga Malsia, e veshur me një xhubletë të bukur dhe duke kërcyer.

 

 

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Бонус при регистрации на binance

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme