Search
Close this search box.

Familja kosovare e cila përgatit byrekë në New York, si po përdorin rrjetet sociale për ta promovuar punën e tyre?

Shpërndaje

Në Arthur Avenue në 189th Street, pikërisht në cep, mund të gjeni Pizzerinë Tony&Tina. Flamuri kuq është vetëm një motiv shqiptar që flet për prejardhjen e pronarëve.

E këta janë kujdesur që ndër vite të ruajnë këtë traditë. Atë që filloi babai i tij, tani e vazhdon Filip Kajtazi. Tony&Tina i shërben Bronksit që nga ’92, kur babai i tij ishte një nga të parët që shiste byrekë në zonë.

Kosovari me prejardhje nga Hasi, çdo ditë shkon në lokalin e tij, aty ku bashkë me familjarët e tij, përgatisin byrekë. Këtë angazhim të tij, Filip Kajtazi e bën me shumë kënaqësi meqenëse bart në vete pak nga kultura shqiptare.

“Ne kemi traditë të gjatë në përgatitjen e ushqimeve si familje, jemi ndër të parët në New York që kemi filluar përgatitjen e byrekëve. Vijmë nga Hasi dhe është traditë që e kemi bartur ndër vite” ka thënë Kajtazi.

Ai ka treguar se edhe interesimi i qytetarëve për të vizituar lokalin e tij është i lartë. Më të entuziazmuar për byrekët që përgatisin familja Kajtazi janë shqiptarët.

“Vijnë shqiptarë gjithmonë të cilët dëshirojnë të ushqehen me byrekë, të cilët ua kujtojnë kulturën e tyre. Mendoj që kjo që ne bëjmë është shumë e rëndësishme për kulturën shqiptare. Ka pasur bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të Evropës që na kanë vizituar” thotë Filip Kajtazi për Atlantikun.

E një formë për të promovuar punën e tij është edhe rrjeti social “Tik-Tok” të cilin është duke e praktikuar mjaft shumë Filip Kajtazi. Ky poston pothuajse çdo ditë.

“Mua më ka ndihmuar shumë përdorimi i TikTokut për ta promovuar punën time” shprehet ai.

Subscribe
Notify of
guest
2 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Vytvorit osobn'y úcet

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

binance

Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme