Search
Close this search box.

Dyvjetori i “Sofrës”, një tryezë e përfshirjes, barazisë dhe pranimit

Shpërndaje

Te ndihesh i/e sigurt, dhe asnjeherë vetëm. Ky është misioni primar i organizatës Sofra dedikuar gjithë shqiptarëve që janë pjesë e komunitetit LGBTQIA+.

Në një intervistë për Atlantiku, thëmeluesja e organizatës “Sofra”, njëherit sipërmarrësja e njohur shqiptare me vendbanim në Shtetet e Bahkuara të Amerikës, Rremida Shkoza, foli për rrugëtimin e suksesshëm të organizatës “Sofra” që nga themelimi i saj, dy vite më parë.

sofra1 1

“Ndërsa i afrohemi përvjetorit tonë të dytë, jam shumë e kënaqur të them se Sofra ka pasur një ndikim të rëndësishëm në diasporën shqiptare LGBTQIA+. Jemi lidhur me anëtarë nga e gjithë Evropa, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, SHBA dhe sigurisht ata në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Sofra ka qenë në gjendje të bashkojë komunitetin dhe të jetë një hapësirë ​​e sigurt për anëtarët që më në fund të ndjejnë lirinë që të shfaqen  dhe të ndihen të pranishëm si pjesëtarë të komunitetit. Ka një vend për të gjithë në tryezën e përfshirjes, barazisë dhe pranimit” thotë Shkoza.

Përveq takimeve virtuale mujore, e të cilat nuk janë të hapura për puiblikun, Shkoza më tutje shton se Sofra dhe anëtarët e saj gjatë dy viteve të fundit ishin të përfshirë edhe në aktivitete tjera mjaft të rëndësishme.

sofra2 1

“Ne kemi pasur mundësinë të përfshihemi dhe të bashkëpunojmë në disa evente që nga themelimi i “Sofra”. Veprimtaria jonë e parë ishte me Aleancën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në DePaul University. Studentët ishin të mahnitshëm dhe shumë të etur për të krijuar hapësirë ​​dhe përfshirje për grupin dhe e kuptuan se sa e rëndësishme është Sofra për diasporën.

Isha folësja kryesore në diskutimin e aktivizmit, aleancës dhe veprimit të komunitetit LGBTQIA+, i pari event i tillë në SHBA i organizuar nga Kohezioni Shqiptaro-Amerikan dhe i sponsorizuar dhe mbështetur nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane Motra Qiriazi, Shoqni – Klubi i Grave Shqiptaro-Amerikane, OMSA, Shoqata e Lidershipit të Studentëve Shqiptarë në CUNY, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit të Harvardit, Kolegji i Drejtësisë Penale John Jay dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë të NYU” -shton ajo.

Pjesmarrja në evente të tilla, por, edhe prania në disa nga mediumet më të mëdha në vend, ka pasur ndikim shumë të madh në shtimin e numrit të anëtarëve të rinj në “Sofra”, shton më tutje Shkoza.

Por, cila është një nga sfidat më të mëdha që edhe sot përballet komuniteti shqiptar LGBTQIA+?

“Sfida më e madhe që vazhdon të qëndrojë në sipërfaqe është thjesht se anëtarët e Diasporës Shqiptare LGBTQIA+ vazhdojnë të ndjejnë shtypjen nga homofobia dhe transfobia. Thjesht, ata nuk ndihen të sigurt ti tregojnë botës kush janë edhe pse mund të kenë lindur në vendet perëndimore ku të drejtat mbrohen me ligj. Si një komunitet imigrantësh, ne nuk jemi unik për këto sfida, por mund të jemi një shembull i ndritshëm i të drejtave gjithëpërfshirëse të njeriut.

Si shqiptarë jemi rritur jashtëzakonisht dhe vazhdojmë të rritemi. Megjithatë, ne jemi ende të mangët në kuptimin e rëndësisë së ndërlidhjes midis të drejtave të grave, të drejtave të komunitetit LGBTQIA+, arsimit, racizmit, ksenofobisë dhe patriarkalizmit drakonian që deh dhe dëmton komunitetin”- thotë Rremida Shkoza për Atlantiku.

sofra4 1

Vështirësi te tilla e motivojnë themeluesen që shumë shpejt grupit Sofra t’ia japë statusin e një OJQ’je. Status ky i cili do t’i mundësonte krijimin e lidhjeve të forta me agjenci shtetërore dhe më tej.

“Vizioni dhe fokusi im për Sofrën në një të ardhme shumë të afërt është që të kemi një status jofitimprurës (OJQ) ku mund të fillojmë të punojmë ngushtë me Organizatat e tjera Shqiptare të Diasporës dhe agjencitë qeveritare për të ofruar arsim dhe për të ndërtuar një urë të fortë mes komunitetin në një shkallë më të lartë. Fokusi im më i madh që nga dita e parë është të rris komunitetin në mënyrë organike dhe të përpiqem të kuptoj nevojat dhe dëshirat e komunitetit. Për 2 vitet e fundit besoj se Sofra ka shërbyer edhe si simbol i dukshmërisë, pranimit dhe dhënies së zërit për anëtarët e saj” -shton ajo.

Kyresisht aktivitetin e saj Sofra e zhvillon online. Me praninë e saj në rrjetë sociale online si në Facebook dhe Instagram, kjo organizatë numëron afër 1 mijë anëtarë, pjestarë të komunitetit LGBTQIA+.

sofra3 1

Ndër mbështetësit më të mëdhenj të SOFRA’s që nga themelimi e deri më tani janë: Student Associations, Albanian Women’s organization and clubs in NY. Po ashtu partnerët nga Shqipëria dhe Kosova: Open Mind Spectrum Albania (OMSA) , Aleanca LGBT, LGBTI United Tetovo, Center for Equality and Liberty (CEL) Kosova.

“Sofra është një komunitet që guxon të ëndërrojë dhe imagjinojë një botë ku vlera e vërtetë e dashurisë kapërcen në një komunitet real, më të shtrirë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Qëndrueshmëria jonë është një simbol i shpresës, forcës dhe i kuriozitetit të thellë për të ndërtuar një urë mbi të cilën të gjithë mund të ecin. Komuniteti LGBTQIA+ është udhëkryqi ku takohen barazia gjinore, të drejtat shëndetësore të grave, dhuna në familje, varfëria, racizmi dhe ksenofobia.Si diasporë ne po ndërtojmë një themel të fortë që do të shërbej edhe për komunitetet e tjera të emigrantëve që të rriten” -përfundon Shkoza.

Profili i Sofra’s në Intagram:

 

View this profile on Instagram

 

Sofra (@sofralgbtqia) • Instagram photos and videos

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme