Çamerie Mazreku ka bërë histori si kosovarja e parë që punësohet si inxhiniere softuerike në kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë, Netflix.
Me origjinë nga Kosova, Çameria përfundoi studimet bachelor në Columbia University në New York, duke diplomuar me notën më të lartë në drejtimin Shkenca Kompjuterike. Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në industrinë e teknologjisë.