Pas emërtimit të rrugës “Fan Noli” në Bronks të Nju Jorkut me 9 prill, së shpejti edhe një rrugë tjetër do të emërtohet në bazë të një heroi shqiptar.
Bëhet fjalë për një rrugë në Bronks që do të mbajë emrin e heroit Gjergj Kastrioti të njohur me nofkën “Skënderbeu”.
Lajmin dhe datën për këtë ngjarje e bëri të ditur shqiptaro-amerikani, Mark Gjonaj, i cili ishte edhe ish-këshilltar në shtetin e Nju Jorkut, kur reprezentoi distriktin e 13-të.
“Duke pritur me padurim ceremoninë e Bashkëemërtimit të Rrugës të dielën, më 15 maj për nder të Gjergj Kastrioti Skenderbeut, një Hero Shqiptar ndërsa ne festojmë traditat, kulturën dhe Komunitetin Shqiptaro-Amerikan.” – shkroi Gjonaj në Facebook.