Avokati i Nasim Haradinajt që u dënua nga trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë për pengim në administrimin e drejtësisë ka vizituar Qendrën Shqiptare në Dallas.
Kjo u bë e ditur nga vetë Qendra Shqiptare në Dallas përmes një postimi në Facebook.
“Sot, kishim nderin që në Qendrën Shqiptare në Dallas, Teksas, të kemi për vizitë avokatin e njohur të ligjit ndërkombëtar nga Anglia z. Toby Cadman dhe bashkëkombasin tonë nga Houston z. Ramiz Tafilaj.” – thuhet në postimin e tyre.