Ajo ka lindur dhe ka jetuar në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aty Heather do të takohej me Sadikun – një shqiptar nga Kosova, i cili ishte larguar nga vendlindja për shkak të luftës.
Heather Sylaj thotë se nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për Kosovën, por rrugëtimi i saj përpara do të ndryshonte gjithçka. Çifti u martuan në vitin 2015, ndërsa një vit më parë u kthyen në Kosovë për të jetuar.
Heather thotë se ishin të shumta arsyet që e shtynë çiftin të jetonte në Kosovë.
“Sadiku nuk e kishte parë shumë familjen ose nënën e tij në 22 vitet e fundit. Kështu që ai donte të ishte më afër tyre. Unë doja të jetoja… diku tjetër. Të përjetoja se si është jeta jashtë Amerikës. Kisha dashur që kur isha fëmijë. Për të parë botën. Kështu erdhëm këtu. Edhe unë kisha probleme me shëndetin në Amerikë dhe tani jam shumë më mirë me ushqimin më të mirë, më shumë stërvitje dhe më pak stres”, thotë ajo.
Por, me të arritur në Kosovë, Heather do të përballej me një jetë shumë më ndryshe nga ajo që kishte në Amerikë.
Një jetë më e thjeshtë, më pak stresuese është ajo që ajo kishte dashur gjithmonë.
“Dallimi është se mënyra e jetesës është e madhe. Në Amerikë të gjithë janë kaq të zënë. Gjithmonë duke punuar. Gjithmonë duke bërë diçka. Ata kurrë nuk kanë kohë për të vizituar njëri-tjetrin. Kur duan të pushojnë, ata nuk duan të kenë shoqëri. Këtu, sigurisht , është e kundërta. Njerëzve u pëlqen të vizitojnë njëri-tjetrin. Jo domosdoshmërisht thërrasin përpara”, thotë Heather Sylaj.
Edhe planifikimi i pushimeve është një nga dallimet më të mëdha mes Amerikës dhe Kosovës, sipas Heather Sylajt. Ajo thotë se kosovarët medoemos i planifikojnë pushimet.
“Si njerëzit e kalojnë kohën atje dhe çfarë bëjnë për argëtim është e ndryshme. Amerikanët gjithmonë duhet të bëjnë diçka ose të shkojnë diku. Në Kosovë, njerëzit janë të kënaqur të ulen dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin me një kafe ose çaj. Më pëlqen më shumë Më pëlqen një jetë më e ngadaltë dhe e thjeshtë”, shtoi ajo.
Sylaj është e habitur se si në Kosovë njerëzit janë entuziastë për të bërë më shumë për vendin e tyre.
“Gjëja më e mahnitshme për Kosovën për mua është se sa të emocionuar janë njerëzit për t’u rritur dhe sa duan të krijojnë mundësi. Të gjithë duken 100% të përkushtuar për ta bërë këtë vend një sukses. Në Amerikë, ne kemi humbur dëshirën për t’u rritur dhe krijuar. Kaq shumë janë thjesht të mbingarkuar”
Por si po i kalon ditët Heather në Kosovë? Me çfarë po merret ajo?
“Pasi u transferuam këtu, vendosëm të merrnim disa pula. Kur im shoq po i merrte, pa disa rosa dhe i solli në shtëpi si surprizë për mua. U dashuruam. Tani kemi 16 rosa dhe 15 pula. Ne planifikojmë që së shpejti t’i shtojmë përzierjes patat dhe thëllëzat. Plus, ne po riprodhojmë për të shtuar tufën tonë. Qëllimi ynë është të rritemi në një fermë të vogël për shpendët”, thotë ajo.
Për aktivitetet e saj të përditshme, Heather ka hapur një faqe në Facebook të quajtur “This Albanian Life”.
“Kam filluar faqen “This Albanian Life” në Facebook shumë kohët e fundit. Unë postoja në llogarinë time private për jetën këtu që kur erdhëm (dhe për kulturën shqiptare edhe më gjatë). Të gjithë i kanë pëlqyer postimet, veçanërisht miqtë dhe familjarët e mi amerikanë. Përfundimisht ishte e qartë se duhej të bëja një faqe publike pasi kishte interes edhe jashtë listës së miqve të mi”, thotë ajo për Atlantiku.
Heather Sylaj planifikon të zgjerojë aktivitetet e saj në rrjetet sociale në mënyrë që miqtë e saj nga Amerika të jenë më të informuara për kulturën kosovare.