Muzikë Jazz “ Ritme Ballkanike” në Queens, Nju Jork
Nëse jetoni në Nju Jork dhe ende nuk keni ndonjë plan për fundjavën, këtu janë disa ngjarje kulturore, duke përfshirë artistë shqiptarë, ku mund të merrni pjesë.
Kitaristi shqiptaro-amerikan i xhazit, Taulant Mehmeti, do performojë sonte në The Keep, në Queens të Nju Jorkut. Artisti Mehmeti së bashku me një grup, do të performojnë Ritmet Ballkanike, për të cilat ai njihet. Gati 10 vite më parë Taulanti erdhi nga Prishtina në Nju Jork me një synim të madh, për të pushtuar skenat më të mëdha në atë që ai e quan kryeqyteti botëror i xhazit.
Sesionet ballkanike qw tw sjellin mw after me vendlindjen, do të fillojnë sonte në orën 22:30.
Puna e artistes shqiptaro-amerikane në Rockefeller Center në New York
Qendra Rockefeller, një nga atraksionet kryesore për vizitorët në qytetin e New York-ut, këtë periudhe të vitit duket më artistike.
Në vend të flamujve të shteteve anëtare të OKB-së, do të keni mundësinë të shihni flamuj të veprave të artistëve nga e gjithë bota.
Një nga 193 veprat e artit që do keni mundësi ta shifni duke valëvuar rreth qendrës së Rockefeller është krijuar nga artistja shqiptaro-amerikane Teuta Ibriqaj.
Instalacioni i quajtur “Vetëm një Tokë”, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 1 maj, u realizua në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe Muzeun e Klimës në Nju Jork, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për kujdesin ndaj mjedisit dhe mjedisit dhe rreziqet e ndryshimeve klimatike.
Znj. Ibriqaj e sheh këtë si një mundësi të jashtëzakonshme që e gjithë bota ta shohë dhe ta vlerësojë artin e saj por edhe të mësojë më shumë për Kosovën.
Artistja jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2008. Aktualisht është duke punuar për një sërë punimesh mbi brezat ilirë dhe origjinën e shqiptarëve.
Një film për shqiptarët nga shqiptarët
Nëse jeni të apasionuar pas filmave komedi dhe preferoni ta shijoni fundjavën në shtëpi, ja diçka shumë interesante për të parë.
“Growing up Fat and Albanian Movie” është një film nga: Elza Zagreda.
Ky film me shumë çmime, tani është i disponueshëm falas në YouTube.
Filmi flet për një grua kokëfortë që sfidon familjen e saj tradicionale shqiptare.
Njihuni me Ella-n, një vajzë të re shqiptaro-amerikane kokëfortë që sfidon gjithçka- edukimin e saj tradicional shqiptar, familjen e saj të rreptë, “armikun” e saj – tezen e frikshme Shirley, për të rrezikuar të gjitha për DASHURINË E VËRTETË. Një histori dashurie rreth rritjes “ E shendoshë dhe Shqiptare”.
Shijojeni këtë tregim dashurie me kastin dhe ekipin fantastik që e bëri atë!
Ja linku i filmit:
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.