Aktivisti shqiptaro-amerikan, Admir Molla ka reaguar rreth agresionit të Rusisë mbi Ukrainën.
Ai ka shprehur trishtimin e tij me propagandën e vazhdueshme të Rusisë dhe Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, gjatë luftës së viteve 98-99.
Por, ai thotë se ndihet mirë kur sheh që bota perëndimore e kuptoi se kush në të vërtetë janë rusët dhe serbët, tani që forcat ruse po bombardojnë dhe vrasin civilë ukrainas.
“Dy kusherinj te mi, njëri 17 dhe tjetri 15 vjeçar janë ekzekutuar brutalisht gjate luftës në Kosovë. Të thyhey zemra kur ndër vite sheh propagandën nga Rusia dhe Serbia për të ardyetuar gjenocidin e tyre. Më vjen mirë që më në fund bota po e sheh fytyrën e vërtetë të tyre. Demokracia do të mbizotërojë’, ka shkruar aktivisti Molla në llogarinë e tij në Twitter.
Two of my cousins (17&15) were brutally executed during the war in Kosovo. Over the years having to see & read Russian/Serbian propaganda justifying their genocide has been heartbreaking. I’m glad the world is finally seeing them for what they truly are.
Democracy will prevail. pic.twitter.com/FArsqeYoER
— Admir Molla (@AdmirMolla) March 1, 2022