Rrugëtimin drejt Amerikës Roen Naska e filloi më 29 gusht të këtij viti, duke jetësuar ëndrrën e tij të kahmotshme.
Studenti nga Shqipëria tani ndodhet në Minnesota, ku është duke ndjekur studimet për një semester në Universitetin St. Thomas.
Veç shëndetit publik, të studiuarit në SHBA po e ndihmon Roenin që të mësojë më shumë për kulturën amerikane, përmes një klase të muzikës të quajtur “Roots of blues, rock and the country”.
Përjetimin e kësaj përvoje të re ia mundësoi një program që mbikëqyret nga Departamenti i Shtetit.
Jeta studentore në një universitet amerikan bëri që Roeni të kuptojë më mirë mënyrën se si duhet të funksionojë një universitet.
“Per mua, Amerika ka qenë gjithnjë nje endërr dhe ky program e bëri disi realitet, në një formë që unë nuk e kisha parashikuar ndonjëherë. Këtu kam mësuar më shumë për frymën studentore të një vendi kaq të zhvilluar dhe për aktivitetet që studentet kanë me njëri-tjetrin. Kjo gjë më ka dhënë shumë ide dhe njohuri se si duhet të jetë një universitet dhe cili duhet të jetë synimi i tyre, si institucioni, ashtu edhe studentët” thotë ai për Atlantikun.
Problemi me universitetet amerikane është çmimi për të studiuar në to.
Roen Naska thotë se shpenzimet e studimeve në SHBA janë të pabërballueshme për shqiptarët.
“Sa për koston, program që më mundësoi ardhjen këtu arrin të paguajë çdo gje që përfshihet në universitet, si dhe shpenzimet mujore personale. Mirepo, une mendoj se një universitet amerikan është jashtëzakonisht i shtrenjtë”, shprehet ai.
Sipas tij, është shumë e vështirë që të studiosh në Amerikë edhe nëse arrin të sigurosh një kredi studentore.
“Universitetet janë të shtrenjta. Për 90% të shqiptarëve shumat janë të paimagjinueshme. Nuk e di se si ia dalin shqiptarët të cilët vijnë në Amerikë për studime. Megjithatë, edhe pse borxhet studentore janë një zgjidhje për të përballuar shkollën për shumicën e studentëve, jo vetëm ata shqiptarë, mendoj se është veshtirë që të gjesh një punë me të ardhura të mira në Amerikë, me të cilën mund të perballosh jetesën dhe shlyerjen sa më të shpejtë të borxhit”, tha Naska për Atlantikun.
Deri tani, ai ka takuar vetëm një shqiptar në universitetin ku po studion. Bisedat me të, ndikuan në pikëpamjen e tij mbi studimet në Shtetet e Bashkuara.
“Në Universitetin tim kam takuar vetëm një shqiptar, shumë shkurt, pasi ai është në vitin e fundit, ka vetëm pak klasa të ngelura dhe, përgjithësisht nuk na bie të takohemi shpesh në kampus. Edhe nga ai kam krijuar përshtypjet se kosto është e lartë për jetesën në Amerike”, deklaron studenti për Atlantikun.
Llojet e universiteteve në Amerikë
Sa është kostoja e studimeve në Amerikë dhe a dallon çmimi varësisht nga universiteti dhe vendi?
Natyrisht se po, por para së gjithash duhet të dimë të krahasojmë llojet e universiteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Universitetet publike- të cilat shpesh quhen universitete të shtetit marrin fonde nga sektori publik, përkatësisht nga institucionet. Kjo ndikon që çmimi për studime në këtë lloje universitetesh është më i ulët.
Universitetet private jofitimprurëse- Ndërsa shumica e studentëve në SHBA ndjekin universitetet dhe kolegjet publike, universitetet private përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të regjistrimeve – dhe shumë nga institucionet më elitare të vendit dhe me famë globale.
Universitetet fitimprurëse- Ndryshe nga llojet e tjera të universiteteve, fitimet operojnë si sipërmarrje biznesi, duke synuar të fitojnë para për aksionarët e tyre si dhe të ofrojnë një arsim të mirë për studentët e tyre.
Këto janë disa lloje të universiteteve të cilat mund të shërbejnë si bazë e mirë për të krahasuar dhe klasifikuar koston e studimeve.
Sa kushtojnë studimet në universitete në SHBA?
Informatat mbi shpenzimet për studime po i fillojmë me universitetin e Harvardit, i cili është i renditur si universiteti i dytë më i mirë në botë.
Çmimi për të studiuar në Harvard është i lartë veç të tjerash edhe sepse pasi të keni mbaruar studimet këtu ju fitoni një ‘garancion’ për një punë me pagë të lartë.
Në faqen zyrtare të Universitetit të Harvardit figuron çmimi total i shpenzimeve për studim për vitin 2022-2023, i cili është hiç më pak se 84 mijë dollarë. Vetëm shkollimi kushton 52 mijë dollarë, tarifat mbi 4 mijë dollarë, dhoma 12 mijë dollarë. Përveç kësaj sigurimi shëndetësor përfshin 4 mijë dollarë shtesë.
Është i renditur pak më poshtë në listën e universiteteve më të mira në botë, por Universiteti i Stanfordit kushton vetëm 2 mijë dollarë më pak se ai i Harvardit. Edhe ky universitet është privat.
Instituti i Teknologjisë në Massachusetts – pa dyshim një ndër universitetet më të famshme në botë. Studimet këtu kushtojnë mbi 79 mijë dollarë.
Universiteti Yale – Studimet këtu kushtojnë mbi 84 mijë dollarë. Vetëm shkollimi dhe tarifat kushtojnë rreth 60 mijë dollarë.
Dukshëm më pak kushtojnë studimet në universitete publike. Për shembull në Universitetin e Virxhinias studimet kushtojnë rreth 18 mijë dollarë në total. Mirëpo ky universiteti është në vendin e 156 në botë.
Në këtë kategori përfshihet edhe Universiteti shtetëror i Chicagos ku studimet kushtojnë rreth 17 mijë dollarë.
Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave për Arsim mesatarja e shkollimit dhe tarifat ishin më të larta në vitin akademik 2020–21 sesa në vitin akademik 2010–11 për studentët universitarë me orar të plotë në institucionet publike, private jofitimprurëse dhe private 4-vjeçare fitimprurëse.
Por, natyrisht jo të gjithë studentët paguajnë të gjitha shpenzimet. Shpesh marrin ndihma financiare dhe grante.
Studentë nga Kosova vijojnë studimet në SHBA, të cilët shpesh përkrahen edhe me bursa nga Ministria e Arsimit në Kosovë.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://www.binance.com/sl/register?ref=RQUR4BEO
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://www.binance.com/ka-GE/join?ref=W0BCQMF1