Search
Close this search box.

4 arsye pse Mëso! Shqip është platforma e duhur për gjuhën shqipe

Shpërndaje

Gjuha, kultura dhe historia janë një entitet që merr vlerë parësore në mesin e atyre që jetojnë në Diasporë. Prej pothuajse dy vjetësh, platforma online Mëso!Shqip ka arritur t’i gërshetojë më së miri këto elemente për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e kulturës sonë për fëmijë e të rritur në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. E themeluar në Atlanta, Xhorxhia, nga Faton Gjuka, platforma është bërë shkolla digjitale e qindra nxënësve amerikano-shqiptarë e më gjerë. Suksesi i madh i Mëso!Shqip në Amerikë e në Kanada, pa dyshim, vjen si rezultat i disa faktorëve, ndër të cilët:

1. Orë mësimi 1 mësues, 1 nxënës

Klasat virtuale prej 60 minutash zhvillohen vetëm me një nxënës. Kësisoj, e gjithë vëmendja e mësimdhënësit i kushtohet plotësisht studentit, me qëllim përvetësimin sa më të thellë të materialit. Çdo temë mësimore përqendrohet në një bosht të caktuar, që synon të nxitë përdorimin e një larmie fjalori dhe shprehjesh të komunikimit të përditshëm të shqipes. Gjithaq i rëndësishëm është raporti i hollësishëm dërguar vetë studentit ose prindit, ku shpjegohen pikat kyçe të orës, arritjet e nxënësit dhe caktohen detyrat për klasën e ardhshme.

2. Qasje e personalizuar sipas nivelit të nxënësit

Për ta bërë mësimin sa më të efektshëm, mësuesit kujdesen të përzgjedhin tema, materiale, pyetësorë dhe fragmente që përshtaten me nivelin e çdo studenti. Detyrat e krijuara enkas sipas nivelit të gjithsecilit dhe punët vetjake audio apo video kontrollohen po ashtu nga mësuesi. Për nxënësit nën 12 vjeç, quizet dhe orët e ushtrimeve, kombinuar me bashkëbisedime rreth temave që atyre u interesojnë më fort, i bëjnë orët gjithaq argëtuese.

3. Histori, kulturë dhe vende për të vizituar

Në kurrikul, rëndësi të veçantë marrin edhe folklori, historia, muzika, trashëgimia kulturore dhe vendet historike. Për të gjithë nxënësit, komponenti kulturor është një ndër pjesët më të rëndësishme të klasave, pasi aty kanë mundësinë të njohin site me vlerë arkeologjike dhe arkitekturore në Shqipëri e Kosovë. Po ashtu, personazhe me peshë në historinë e kulturën tonë janë përfshirë në kurrikul. Fragmentet e leximeve artistike burojnë nga fondi i botimeve të shtëpive botuese më të mira të Shqipërisë e të Kosovës, si: Dukagjini, Albas etj., dhe plotësojnë sfondin kulturor.

4. Mësues të përzgjedhur

Kurrikula e pasur përcillet përmes mësuesve të përzgjedhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Gjithë kjo shtrirje gjeografike u jep nxënësve mundësinë të komunikojnë me instruktorë që flasin të njëjtin dialekt me ta.

Pavarësisht prej faktit nëse nxënësit janë regjistruar për të mësuar të flasin rrjedhshëm me familjarët, gjyshërit dhe kushërinjtë e tyre në atdhe, për të njohur anë të tjera të kulturës apo për të përvetësuar shqipen, rezultatet e prej tyre kanë qenë vërtet mbresëlënëse. Këtë verë, të gjithë ata do të flasin e do të pushojnë shqip.

Nga Eni Myrtollari – www.diasporashqiptare.al

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
lıt usdt

Very nice post. I just stumbled upon your blog and wanted to say that I’ve really enjoyed browsing your blog posts. In any case I’ll be subscribing to your feed and I hope you write again soon!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme