Search
Close this search box.

Shqiptaro-Amerikani Niko Dervishi, parukieri më i kërkuar në Chicago

Shpërndaje

Ai ishte vetëm 2 vjeç  kur prindërit e tij u nisën nga  Ohri i Maqedonisë, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndonëse u shpërngulën në Chicago për një jetë më të mirë, Shqiparo- Amerikani Niko Dervishi thotë se 10 vitet e para ishin mjaft sfiduese për familjen e tij.

“Unë kam lindur në Ohër, Maqedoni, prindërit e mi donin një të ardhme më të mirë për mua dhe vëllezërit e motrat e mia, kështu që rreth moshës 2 vjeçare u transferuam në Çikago. Nuk mbaj mend shumë nga vitet e mia të hershme, përveç kujtimeve të zbehta duke vrapuar në fusha. Me ardhjen në Çikago, sfidat ishin të shumta, jetuam me xhaxhain tim , dy familje në një apartament me 2 dhoma gjumi nuk ishte fare e lehtë.Qendruam ashtu deri kur unë mbusha 10 vjeç. Babai im punonte shumë , nga një ndihmës kamarier, ai u bë një menaxhër, duke e blerë kështu shtëpinë e parë për ne. Por, ende gjendja ekonomike ishte e vështire, deri pas disa vitesh kur unë isha rreth 13 vjeç, atëherë babai im hapi një restorant me vëllezërit e tij dhe ishte në gjendje të na siguronte një jetë të denjë.”

Niko ishte vetëm 11 vjeç kur nisi të punonte në restorantin e babait të tij, duke i ndihmuar  në përgatiitjen e sallatave.

Por, jo gjithçka po shkonte mirë. Adoleshenca ishte një ndër periudhat më të vështira për atë.

“Isha një fëmijë paksa problematik, u futa në shumë probleme dhe përfundova duke e lënë shkollën e mesme. Në këtë pikë isha 17 vjeç dhe i pa shpresë.U mundova për 5 vjet duke bërë gjithçka që mundesha për të mos i zhgënjyer më tej prindërit e mi, por asgjë nuk funksiononte. Babai im në këtë pikë nuk donte që unë të isha në restorant, kështu që bëra gjithçka, nga punëtori i magazinës deri tek shitja derë më derë për një kompani energjetike. Isha gjithmonë shumë i trishtuar sepse gjithmonë ëndërroja të bëja gjëra të mëdha dhe të gjithë rreth meje gjithmonë mendonin se do të bëja diçka e rëndësishme një ditë, por fillova të humbas shpresat në këtë pikë duke menduar se ndoshta kjo është thjesht jeta, njerëzit ndonjëherë duhet thjeshtë të gjejnë një punë dhe kjo nuk ka pse të jetë përmbushëse. “

Në momentet më të vështira në jetë, Niko thotë se ishte motra e tij e cila e motivoi atë ta ndjekte pasionin e tij të kahmotshëm.

image0

“Motra ime e dinte që më pëlqente moda/flokët dhe kujdesësha gjithmonë për pamjen time dhe gjithashtu më pëlqente të shkurtoja flokët si hobi në shkollën e mesme, kështu që më sugjeroi të shkoja në shkollë për parukeri. Nuk do të gënjej, mendova për këtë pas shkollës së mesme, por nuk e mora guximin ta ndiqja pasionin që kisha.
Ndoshta po të mos i kaloja ato vështirësi, nuk do isha ky që jam sot. Pra, , shkova në një turne flokësh në universitetin e flokëve Tricoci dhe përfundova duke u regjistruar atë ditë. Ishte një fillim shumë i vështirë dhe shpesh pyesja veten nëse bëra zgjedhjen e duhur, por e dija se kjo ishte mundësia ime e fundit që duhej të zgjidhja ti jipja jetës një drejtim, dhe ashtu bëra.

Ai thotë se pas përfundimit të shkollës, për tri vite me radhë i ishte dedikuar 100 perqind punës si floktar, duke lënë anash çdo gjë tjtër, me vetëm një qëllim, të jepte më të mirën nga vetja.

image7

Siç duket i gjithë mundi më në fund i është shpërblyer.

Tani Shqiptaro- Amerikani Niko Dervishi, është njëri ndër frizeret më të kërkuar në Chicago.

Ai shprehet i lumtur që nuk është dorëzuar, por ka ndjekur ëndrrën e tij, duke i ofruar vetës një jetesë stabile.

“Unë punoj rreth 5 herë në javë, zakonisht nga ora 11-9 ose edhe më vonë. Paguhem 70 dollarë për një prerje për meshkuj. Gjithmonë jam i rezervuar për muajin vijues. Aktualisht jam duke zhvilluar linjën time të flokëve, duke krijuar gjithashtu një program edukimi online dhe shumë më tepër. Pas punës, zakonisht stërvitem për disa orë, pastaj kthehem në shtëpi dhe mirrem me editimin e përmbajtes së profileve të punës në rrjëte sociale, ose më pëlqen të bëj ditar dhe të planifikoj gjërat në mendjen time që është gjithmonë në punë.”

image4

Të suksesshëm në punë, nuk e bën vetëm përkushtimi, por edhe trajtimi që Niko u bën klientëve të tij.

“Kohët e fundit pata një klient të ri dhe menjeherë e kuptova se ishte në gjenjde jo të mire shpirtërore. E ndjeva pikëllimin e tij në tonin e tij dhe pastaj kuptova se nuk kishte kaluar as një javë që kur kishtë humbur të atin. Më theu zemrën. Nuk mund të mos ndjej për njerëzit kur jan aq të pikëlluar, sepse edhe unë kam qenë në një vend kaq të errët për kaq shumë kohë, kështu që refuzova t’i merrja paratë pas prerjes. Të nesërmen në shënjë respekti ai u kthye ne dyqan për të më sjellur dhuratë një zingjir me vlerë 1 mije dollarëshë, pasi babai i tij kishte një dyqan argjentarie.”

 

Mesazh nga Niko


“Qëllimi im jetësor është të frymëzoj dhe motivoj këdo që po përpiqet të gjejë drejtim në këtë botë. Unë kam bërë gjëra në të kaluarën për të cilat nuk jam krenar. Por kam kuptuar që njerëzit e mirë mund të bëjnë zgjedhje të këqija në rrethanat e duhura. Pra, nëse mund të ndaj historinë time sesi dikush pa shpresë, pa shkollë, mund të ia dal, çdokush mundet. Qielli është me të vërtetë kufiri, por fillimisht ju duhet të që kaloni ca pengesa rrugës!”

Profili në Intagram i Niko Dervishi:

 

View this profile on Instagram

 

Niko East ?? (@niko.eastt) • Instagram photos and videos

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme