Search
Close this search box.

Vedat Gashi, Shqiptaro-Amerikani që kandidon për Kongresin Amerikan nga New Yorku

Shpërndaje

Vedat Gashi kandidon për postin vakant të kongresmenit Engel dhe do të ishte një përfaqësues i shkëlqyer jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë në lagjen 16 të Nju Jorkut. 

Kandidimi i Vedat Gashit për në Kongresin Amerikan është një lajm i mirë për komunitetin Shqiptaro-Amerikan.

Është interesant të shohim një brez të rinjsh shqiptaro-amerikanë që konkurrojnë për poste publike dhe përfaqësojnë zonat në të cilat jeton komuniteti ynë.

Vedati sjell me vete historinë e bukur të djalit të një emigranti që rritet për t’u bërë lider dhe përmbush versionin e tij të ëndrrës amerikane.

maxresdefault 1

Historia e tij ka rëndësi veçanërisht për komunitetin. Ashtu si ai, shumë prej Shqiptaro-Amerikanëve kanë emigruar atje nga Kosova, dhe nga trojet e tjera shqiptare ku kanë lënë pas shtypje dhe vështirësi. Në këtë vend, ata gjetën një shtëpi të dytë.

Gjetën lirinë dhe demokracinë. Kjo i frymëzoi të punojnë shumë dhe të bëhen qytetarë dhe patriotë të mirë amerikanë. Gjithashtu i frymëzoi që të kthehen dhe të ndihmojnë vendin që lanë pas.

.Vedati i ka bërë të gjitha këto. Pas mbarimit të kolegjit, ai u kthye për të ndihmuar në reformën ligjore të Kosovës dhe për të ndërtuar institucionet e një demokracie të re. Në Shtetet e Bashkuara, ai ndërtoi firmen tij juridike dhe e drejtoi atë për dy mandate.

Ai punoi shumë dhe u dallua në Legjislaturën e Westchester. Ai ka potencial të madh dhe do të ishte një përfaqësues i shkëlqyer në Kongresin Amerikan për distriktin e ri të 16-të, i cili tani përfshin qytetin e tij të lindjes, Yorktown.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme