Search
Close this search box.

300 ushtarët amerikanë nisën për Kosovë: Pavarësia dhe sovraniteti do të mbeten të forta

Shpërndaje

Rreth 300 ushtarë amerikanë janë nisur për në Kosovë të cilët do ta bëjnë një rotacion i cili është i 31-ti me ata që gjenden tashmë në kampin Bondsteel.

Ushtarët do të udhëhiqen nga Kolonel Chris Mabis dhe udhëheqësi i tij, Major Joshua Broën, teksa gjatë ceremonisë, Mabis u tha ushtarëve se ata përfaqësojnë “më të mirën që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar”

Në ceremoni foli edhe gjenerali adjutanti i Indianës, gjeneralmajor Dale Lyles dhe komentoi rëndësinë e misionit të ushtarëve.

“Burrat dhe gratë e kësaj brigade do të punojnë për të siguruar që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës do të mbeten të forta dhe se qëllimi ynë kolektiv për shtete të pavarura, multietnike në shoqëri që bashkëjetojnë në mënyrë paqësore në Ballkanin Perëndimor të realizohet. Dislokimi ynë demonstron vendosmërinë e Amerikës për të mbrojtur sovranitetin e kombeve të lira dhe demokratike si Kosova”, shkruan TheRepublic, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa të dislokuar, ushtarët e task-forcës do të udhëheqin Komandën Rajonale-Lindje nën komandën e NATO-s në mbështetje të Operacionit “Joint Guardian” dhe do të jetë rotacioni i 31-të i forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara me bazë në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme