100 vite më parë ishte emëruar i dërguari i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Ulysses Grant- Smith. Para një shekulli Grant-Smith kishte dorëzuar letrat e tij kredenciale, duke filluar kështu këtë detyrë më 4 dhjetor të vitit 1922, ndërsa shërbeu deri në vitin 1925.
Kjo ngjarje simbolizon miqësinë e hershme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila është kujtuar sot nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Ambasadorja Yuri Kim ka thënë se është e rëndësishme që të kujtohen të gjithë ata që kontribuan në këtë partneritet.
“Si sot, më 4 dhjetor 1922, i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë. Grant-Smith u emërua në këtë detyrë në shtator të vitit 1922 nga Presidenti Warren G. Harding dhe shërbeu në Shqipëri deri në vitin 1925. 100 vite më pas, ne shënojmë këtë rast të veçantë në historinë e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA. Si Ambasadorja aktuale e SHBA në Shqipëri, kam nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara gjatë këtij 100-vjetori. Është gjithashtu e rëndësishme të njohim dhe kujtojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë partneritet, amerikanë dhe shqiptarë, si dhe të gjithë ata që ishin aty në fillim, si zoti Grant-Smith. Është një nder i veçantë t’i shërbej vendit tim në Shqipëri dhe të takoj kaq shumë shqiptarë të mrekullueshëm që punojnë për të forcuar lidhjen mes vendeve tona. Faleminderit. Edhe një qind!”, ka shkruar ambasadorja Kim.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.