Twitter njofton se ka kufizuar përmbajtjen e më shumë se 300 llogarive zyrtare të Kremlinit, përfshirë atë të presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas rrjetit social, përmbajtjet e llogarive nuk do të shfaqen apo rekomandohen në faqen e Twitterit.
Kompania tha se do të ndërmarrë veprime kundër çdo vendi që “kufizon qasjen në internet”.
Aktualisht Putini ka dy llogari zyrtare në Twitter – një në rusisht dhe një në anglisht – që kanë në total mbi 5 milionë ndjekës.
Si pjesë e aksionit, përmbajtja në më shumë se 300 llogari zyrtare të Kremlinit nuk do të “rekomandohet”, kjo do të thotë se algoritmi nuk do t’i promovojë përmbajtjet e këtyre llogarive.
Starting today, we will not amplify or recommend government accounts belonging to states that limit access to free information and are engaged in armed interstate conflict – whether Twitter is blocked in that country or not.
— Yoel Roth (@yoyoel) April 5, 2022
Llogaritë janë kritikuar për përhapjen e dezinformatave dhe propagandës gjatë agresionit ushtarak rus në Ukrainë, por ndryshe nga postimet në Twitter nga mediat e lidhura me shtetin rus, ato nuk kanë qenë më parë subjekt i një moderimi specifik nga rrjeti social.
Më 10 mars, ambasada ruse në llogarinë zyrtare të Britanisë së Madhe pretendoi se bombardimi i një spitali në qytetin ukrainas të Mariupol ishte falsifikuar. Twitter më vonë e kishte larguar postimin me pretendimin se lajmi është i rremë.
Twitter thotë se po zbaton rregullat për çdo vend që kufizon qasjen në shërbimet online, mirëpo këto vendimet fillimisht prekin vetëm llogaritë e Qeverisë së Federatës së Rusisë.