Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është mbajtur gara për siguri kibernetike, në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Iowa-në, SHBA, gjegjësisht i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare Ajrore nga Iowa.
Ekipi i studentëve të FIEK-ut me emërtimin garues “Runtime TERROR” është renditur në vendin e parë duke lënë prapa një ekip nga SHBA-ja për gati 120 pikë.
Për më shumë, një ekip tjetër i studentëve nga FIEK-u me emërtimin “It’s not a bug, it’s a feature”, është renditur në vendin e tretë të kompeticionit.
Organizimin e kësaj ngjarje e përshëndeti rektori Naser Sahiti. “Nismat e tilla të cilat e kanë studentin në qendër, janë vitale për UP-në. Njëherësh, fakti që në këtë kompeticion marrin pjesë edhe studentët e Universitetit Shtetëror të Iowa-s, na ndihmon edhe në vetë-evaliumin e punës sonë në fushën e rëndësishme të sigurisë kibernetike”, tha Rektori.
E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila përgëzoi studentët për suksesin e treguar.
Kjo është e gara e parë e llojit të tillë në Kosovë, ku pjesëmarrëse ishin 12 ekipe (me rolin mbrojtës të njohur si “blue teams”) nga institucione të ndryshme arsimore (universitete, kolegje dhe shkolla të nivelit të pestë të studimeve) në vend.
Në njoftim thuhet se ekipet garuese kanë punuar në mbrojtën e resurseve digjitale (si: server, kompjuter, shërbime në internet, etj.) nga “sulmuesit” (red teams) që janë nga shteti i Iowa-s. Për më shumë, një ekip monitorues “White team” nga Iowa ka qenë i pranishëm në Kosovë dhe së bashku me pjesëtarët e FSK-së kanë monitoruar garën gjatë tërë kohës.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.