Përderisa punëdhënësit në vende të ndryshme të botës po kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbuluar zbrazëtirat e fuqisë punëtore, shumë prej tyre po gjithnjë e më shumë po shkojnë në drejtim të asistencës së teknologjisë së automatizuar dhe robotëve.
Orientimi drejt teknologjisë së automatizuar nuk është ndonjë gjë e re dhe kjo lloj teknologjie është një fenomen shpëtues për shumë kompani të cilat nuk arrijnë objektivat me fuqinë punëtore, thuhet në një raport të Wall Street Journal.
Porositë për blerjen e robotëve janë rritur për 40% në katër muajt e parë të vitit 2022, ndërsa në vitin 2021 kishte rritje për 21%, duke u bazuar në deklaratat e Shoqatës për Avancimin e Automatizimit, kërkesa këto të cilat industrinë e robotikës e ngritin në një vlerë prej 1,6 miliard dollarë.
“Udhëheqësit e kompanive duan që të largojnë fuqinë punëtore njerëzore”, ka thënë për Bloomberg nëntorin e kaluar David Zapico, drejtori ekzekutiv i Amatek Ink, duke bërë të ditur se kompania e prodhimit të pajisjeve automatike ka “ndezur të gjitha turbinat” në mënyrë që t’i përmbushin kërkesat e klientëve.
Robotët po ofrojnë një zgjidhje të përkohshme për bizneset të cilat po përballen me punësim në tregun më të vogël të punës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, treg i goditur nga pandemia, shkalla më e lartë e dorëheqjeve nga puna dhe çrregullimi i madh i ekonomisë.
Gjatë muajit mars, në SHBA vendet e lira të punës arritën shifra rekorde, me 11,5 vende pune të lira, ndërsa ekspertët kanë parashikuar se kriza e fuqisë punëtore do të mund të zgjasë për disa vite.