Loris Qose, një nxënës nga Cërriku, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare të dijes, duke fituar Medaljen e Artë në Matematikë në Olimpiadën Botërore të Shkencës “Neo Science”, e mbajtur në Orlando, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 9 deri më 16 janar 2026.
Në këtë kompeticion prestigjioz, ku morën pjesë nxënës nga shumë vende të botës, Loris Qose u dallua për nivelin e lartë të përgatitjes dhe aftësitë e tij në shkencat ekzakte. Ai u rendit i pari në Matematikë, duke u nderuar me Medalje Ari, ndërsa në disiplinën e Kimisë arriti vendin e tretë, duke fituar Medalje Bronzi.
Sipas organizatorëve, Olimpiada Botërore “Neo Science” synon të testojë dhe promovojë njohuritë e avancuara të nxënësve në fushat kryesore të shkencës përmes provave konkurruese që ndjekin standarde të larta ndërkombëtare. Gara konsiderohet një nga platformat më sfiduese për talentet e reja shkencore në nivel global.
Loris Qose është rritur dhe arsimuar në Shqipëri, dhe suksesi i tij në këtë olimpiadë përbën jo vetëm një arritje personale, por edhe një përfaqësim dinjitoz të arsimit shqiptar në një event shkencor botëror.








Daily Pamukkale tour The professionalism of the entire TravelShop Booking team really impressed us. https://bio.site/travelshopbooking
Istanbul tour from Pamukkale We were amazed by how smoothly everything went. https://kisa.tk/travelshop
Pamukkale necropolis visit Benjamin W. ★★★★☆ Horseback riding through Pasabag Valley was stunning. Horses well-cared for, but saddles could be more comfortable for longer rides. https://linkstap.com/travelshopbooking
mwcbet https://www.mwcbeth.com