Search
Close this search box.

Google Maps mohon shfaqjen e imazheve të infrastrukturës ushtarake ruse

Shpërndaje

Google ka mohuar lajmet se infrastruktura ushtarake ruse është shfaqur në shërbimin e saj Maps.

Në rrjet qarkulluan lajme se Google Maps kishte zbuluar disa imazhe satelitore të ushtarëve rus dhe armatimeve të tyre të territorin e Ukrainës.

Forcat e Armatosura të Ukrainës pohuan në Tëitter se “të gjithë mund të shihnin një shumëllojshmëri të ifrastrukturës ushtarake ruse” pasi Google “mundësoi aksesin”.

Thashethemet u shpërndanë gjerësisht edhe nga organizatat e medias ukrainase dhe ish-zëdhënësja e Zelenskit.

Por Google ka mohuar se ka bërë ndonjë ndryshim në Maps në zonat që kanë qenë të paqarta më parë.

“Ne nuk kemi bërë ndonjë ndryshim në imazhet tona satelitore në Rusi”, tha një zëdhënës i Google për Euronews.

Imazhet satelitore të objekteve ushtarake anembanë botës mjegullohen herë pas here ose shfaqen me cilësi më të ulët në Google Maps për të mbrojtur statusin e tyre të klasifikuar.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme