Search
Close this search box.

Elon Musk blen Twitter-in për 44 miliardë dollarë

Shpërndaje

Twitter ka pranuar ofertën e Elon Musk për të blerë kompaninë, njoftoi të hënën kompania.

Ky është një zhvillim dramatik për miliarderin teksa ai kërkon të zhbllokojë “potencialin e jashtëzakonshëm” të rrjetit social.

Kështu, shkruajnë mediat e huaja, Musk do të paguajë 54.20 dollarë për aksion për Twitter, që përputhet me ofertën e tij origjinale, në total 44 miliardë dollarë.

Të dy palët u takuan të dielën pasi drejtuesit e Twitter zgjodhën të rishqyrtojnë ofertën origjinale të Musk, raportuan disa media, pasi ai siguroi rreth 46 miliardë dollarë financim për të mbështetur marrëveshjen.

Bordi i Twitter fillimisht i rezistoi përpjekjes së Musk për të blerë kompaninë.

Ajo krijoi një mbrojtje për të bllokuar përpjekjet për “një blerje armiqësore” pasi Musk refuzoi ofertën e saj për një vend në bordin në këmbim të kufizimit të investimit të tij maksimal.

Marrëveshja pritet të mbyllet në vitin 2022, në pritje të miratimit nga aksionarët dhe miratimet e tjera rregullatore, tha Twitter.

Kjo e vendos shefin ekzekutiv të Tesla-s në krye të një kompanie me 217 milionë përdorues dhe një rol me ndikim në formësimin e agjendës politike dhe mediatike në të dy anët e Atlantikut.

Marrëveshja nuk pritet të përballet me një shqyrtim serioz nga autoritetet amerikane të konkurrencës sepse interesat kryesore të biznesit të Musk – një kompani e makinave elektrike, biznesi i raketave SpaceX dhe firma Boring Company – nuk konkurrojnë me Twitter.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme