Search
Close this search box.

Shqiptarët po kursejnë, depozitat rekord në banka, 10 mld euro të mbyllura

Shpërndaje

Të trembur nga situata e paqartë ekonomike që shkaktoi pandemia, qytetarët dhe bizneset po priren të kursejnë më shumë dhe të shpenzojnë apo të investojnë më pak.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar depozitat arritën nivelin rekord të 10.2 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 1.5%, ose rreth 18 miliardë lekë më shumë kundrejt dhjetorit. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, depozitat janë rritur me 10.8%.

Rritja më e ndjeshme është konstatuar tek depozitat në valutë, çka tregon se janë kryesisht bizneset që nuk po investojnë, por edhe familjet që marrin remitanca, që priten të kursejnë, për shkak të periudhës post pandemike që ka shtuar pasigurt.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në janar rreth 55.2% e kursimeve ishin në valutë, kryesisht në euro, nga 53.6% të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë viteve të fundit institucioni mbikëqyrës bankar ka aplikuar një normë të ulët interesi për lekun, çka e ka bërë të pafavorshme mbylljen e kursimeve në monedhën vendase në bankë. Me ndryshimin e politikës monetare, pritet që interesat e depozitave në lek të rriten, çka mund të jetë një shtysë për rritjen e këtyre depozitave.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme