Search
Close this search box.

Rusia në prag të falimentimit financiar teksa afrohet afati i pagesës së borxhit

Shpërndaje

Rusia është në prag të falimentimit historik financiar, nga viti 1998, që lidhet me borxhin, pasi afati i së dielës për ta bërë pagesën në vlerë prej 100 milionë dollarësh, duket se do të skadojë.

Edhe pse thuhet se ka para për ta bërë një gjë të tillë, kjo është e pamundur ngase sanksionet kanë bërë që të mos pranohen pagesat nga kreditorët ndërkombëtarë.

Kremlini ka hyrë pashmangshëm në një rrugë për të falimentuar që kur sanksionet ekonomike u vendosën për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Këto sanksione kufizuan qasjen e vendit në rrjetin bankar ndërkombëtar, e cila përpunon pagesat nga Rusia për investitorët në mbarë botën. Rreth 40 miliardë dollarë i borxhit mbahet jashtë të Rusisë.

Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë ia kanë dërguar bankës Euroclear, por kjo pagesë ka mbetur pa u shpërndarë te kreditorët.

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov ka pranuar se investitorët e huaj “nuk do të mund t’i merrnin pagesat”.

“Bankat korrespondente, sistemet e shlyerjes dhe kleringut, depozituesit – janë të ndaluara të kryejnë çdo operacion në lidhje me Rusinë. E dyta është se investitorëve të huaj u ndalohet shprehimisht të marrin pagesa nga ne”, tha Siluanov.

Agjencitë që bëjnë vlerësimin kreditor, normalisht do të luanin rolin e treguesit zyrtar të se një gjë e tillë po ndodh, mirëpo atyre u ndalohet të mbulojnë Rusinë, pas vendosjes së sanksioneve. Përndryshe, vetë kreditorët mund të deklarojnë për një mospagim dhe të kërkojnë që Rusia të paguajë menjëherë të gjithë vlerën e borxheve.

Vendet që dështojnë, zakonisht e kanë të pamundur të huazojnë më shumë para, por Rusia tashmë është e ndaluar ta bëjë një gjë të tillë në tregjet perëndimore për shkak të sanksioneve.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme