Brukseli është i gatshëm të nisë veprime ligjore kundër vendeve të BE-së që lejojnë kompanitë e tyre të energjisë të paguajnë për gazin rus në rubla, duke shkelur sanksionet e BE-së.
“Është një mjedis relativisht kompleks,” i tha Euronews të enjten pasdite nënpresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.
“Pra, nga njëra anë, janë shtetet anëtare që po monitorojnë zbatimin e sanksioneve nga kompani konkrete në territorin e tyre. Por nga ana tjetër, si Komisioni Evropian, ne po monitorojmë nëse shtetet anëtare po zbatojnë realisht sanksionet.”
“Nëse shohim që nuk është kështu, ekziston edhe mundësia që Komisioni Evropian të fillojë procedurat kundërvajtëse në këtë drejtim”, paralajmëroi ai.
Komentet e zëvendëspresidentit vijnë një ditë pasi kompania shumëkombëshe e energjisë e kontrolluar nga shteti rus, Gazprom, vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.