Search
Close this search box.

Nga 1.60 sa ishte, sot një litër vaj po shitet rreth 4 euro në Kosovë

Shpërndaje

Shtrenjtimi i produkteve ushqimore po vazhdon në Kosovë.

Nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë dërguar fotografi me çmime shumë të larta të vajit ushqimor.

Çmimet të cilat shihen në foto, variojnë nga 3 deri në 4 euro për litër vaji.

Ndryshe, çmimi i vajit javëve të fundit ka qenë rreth 1.60 euro.

Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje nga Inspektorati i Tregut, në lidhje me këto çmime dhe nëse ata po kontrollojnë bizneset për këto çmime, por deri në publikimin e këtij teksti askush nuk ka kthyer përgjigje.

Po ashtu, Telegrafi ka provuar të kontaktoj drejtorin e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, Sakip Imeri, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Hajdari gjatë një konference për medie tha se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg.

275027300 474422064414638 3784320877383580839 n 1

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet, por mund të marrim masa. Ne kemi marr masa të ndryshme, duke filluar nga nafta. Mund të këtë edhe devijime të çmimit në treg, ku tregtohen furnizohen ndoshta dje në Durrës, kurse sot caktojnë çmimin sipas bursës”, tha Hajdari.

“Kjo nuk është fer në treg dhe përmes bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurrencës, ne do t’i identifikojmë të gjitha këto marrëveshje të përbashkëta të tregtarëve dhe produkteve të ndryshme në treg”, ka shtuar ajo.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme