Search
Close this search box.

Liderët e G7-ës do të vendosin kufi mbi çmimin e naftës ruse

Shpërndaje

Udhëheqësit e vendeve të G7-ës, të cilët u takuan për të dytën ditë radhazi, më 27 qershor në samitin që po mbahet në Gjermani, pritet të bien dakord për vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse për të limituar të ardhurat e Moskës nga shitja e hidrokarbureve, si elementi kryesor i sanksioneve të reja ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës.

Disa media ndërkombëtare cituan zyrtarët amerikanë më 27 qershor të cilët dhanë detaje se si do të funksiononte kufiri i çmimeve që po përcaktohet gjatë samitit, i cili përfundon më 28 qershor.

“Objektivat e dyfishtë të liderëve të G7-s janë synimi i drejtpërdrejtë i të ardhurave të [presidentit rus Vladimir] Putin, veçanërisht ato të gjeneruara përmes energjisë, por gjithashtu të minimizojnë pasojat dhe ndikimin në ekonomitë e G7 dhe pjesën tjetër të botës,” tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Grupi i vendeve të pasura perëndimore ka kërkuar të rrisë presionin ndaj Moskës, ndërsa përpiqet të minimizojë çdo dëm që mund t’i vijë ekonomive të tyre. Çmimet e naftës janë rritur që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt pasi sanksionet kufizojnë eksportet ruse të lëndëve të para.

Shumë vende perëndimore dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë disa paketa sanksionesh gjithëpërfshirëse kundër Moskës për të izoluar presidentin Vladimir Putin dhe për të gjymtuar ekonominë e Rusisë në përpjekje për të detyruar Kremlinin që t’i japë fund luftës.

Shtëpia e Bardhë tha se liderët në samit do të bëjnë gjithashtu një “angazhim të paprecedentë dhe afatgjatë të sigurisë për t’i ofruar Ukrainës mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për aq kohë sa nevojitet”, duke përfshirë dhënien në kohë të armëve të avancuara.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme