Search
Close this search box.

​Kurti takon drejtorët menaxhues të BERZH-it, diskutohet për energjinë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti takimin e parë bilateral në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e zhvilloi sot në Londër me drejtoren menaxhuese të BERZH-it për Infrastrukturë të Qëndrueshme, Nandida Parshad dhe drejtorin menaxhues për Ekonomi të Gjelbër dhe Klimë, Harry Boyd Carpenter.

Ndër temat qendrore të takimit ishin mjedisi dhe energjia. Kurti foli për kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë në vend dhe teknologjinë e vjetër të termocentraleve, si dhe për përvojën e Kosovës në përballimin e krizën botërore të energjisë.

Ai theksoi synimin dhe nevojën e vendit për diversifikim të energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë të burimet e ripërtërishme dhe se në këtë drejtim Qeveria e vendit është duke punuar në hartimin e Strategjisë së Energjisë e cila përpos dekarbonizimit do të synojë të ruajë sigurinë e furnizimit me energji dhe përballueshmërinë për konsumatorë duke rritur përdorimin e energjisë së pastër.

Nandita Parshad, në anën tjetër, shprehu mbështetje për dekarbonizim dhe energji të pastër. Ajo tha se BERZH është e gatshme që ta ndihmojë Kosovës në synimin e saj për një tranzicion të drejtë energjetik.

Në takim u diskutuan edhe mundësitë tjera dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it. /Telegrafi/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme