Qytetarët e Kosovës kanë kaluar edhe këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë, pa kontrolle në pikat kufitare.
Kryeministri Edi Rama informoi përmes një postimi në rrjetet sociale, se marrëveshja midis dy vendeve tanimë do të jetë në fuqi çdo vit, përgjatë sezonit turistik.
“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kështu tash e tutje, përvit e për krejt vitin”, shkruan Rama në Facebook.
Në mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë të mbajtur më 20 qershor në Prsithinë, u firmosën 19 marrëveshje.
Një ndër to, ishte edhe heqja e kontrolleve në kufi për ditët e fundjavës dhe për ditët e festave shtetërore, për qytetarët e Kosovës që udhëtonin drejt Shqipërisë, për periudhën nga 1 qershori deri më 30 shtator.