Search
Close this search box.

Inflacioni në Kosovë 7.5 për qind

Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar të premten, më 11 mars, se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt, 2022, me muajin shkurt, 2021, ishte 7.5 për qind.

Sipas ASK-së, rritje të çmimeve ka pasur buka dhe drithërat, qumështi, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe pemët dhe perimet dhe shumë produkte tjera.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas ASK-së është më i lartë prej 1.1 për qind në muajin shkurt, 2022, krahasuar me muajin janar, 2022.

Çmimet janë në trend të rritjes për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit.

Çmimet e konsumit kanë shënuar rritje edhe gjatë muajit mars.

Të enjten, më 10 mars, çmimi për një litër vaj nga 2.19 euro është rritur në 3.49 euro.

Kjo rritje e çmimit u konsiderua rritje artificiale dhe keqpërdorim nga ana e tregtarëve.

Inspektorati i Tregut në Kosovë, më 10 mars, mbylli përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Kjo mbyllje ndodhi pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi tregtarët se po bëjnë veprime mashtruese ndaj konsumatorit.

Sipas Ministrisë disa operatorë kanë zbrazur më 9 mars raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit. Kurse, më 10 mars, kanë rikthyer këtë produkt me çmim 3,49 euro për litër.

Kosova është përballur me rritje çmimesh edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në janar të këtij viti ishte në 7.1 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në janar të vitit 2021.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme